Nga redaksia
Në ditën e tretë të Seminarit të XVI mbarëkombëtar, e cila po mbahet në Vlorë me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë. Seancë Plenre të ditës së tretë e drejtoi znj. Mimoza Hysa, drejtoresh e QBD-së dhe përfaqësuese e MAS-it të Republikës së Shqipërisë dhe z. Arian Mustafa, përfaqësues i MASHTI-it të Republikës së Kosovës.
Ndërsa shembullin se si funksionon mësimdhënia në Landin e Hamburgut të Gjermanisë e paraqitën: Msc. Nadire Rexhepi, Muhamet Idrizi dhe msc. Ariola Mukaj. Kurse z. Nazmi Heda foli për vështirësitë që po përballen nxënësit shqiptarë, në mjediset shkollore ku ata mësojnë, të cilët përballen me situatën e shumë gjuhëve të ndryshme, që funksionojnë nëpër shkollat gjermane. Dhe seancën plenare e përmbylli dr. Feime Llapashtica, e cila u fokusua te të lexuarit si kompetencë gjuhësore.
E pranishme në ditën e tretë të Seminarit ishte ministrja e Arsimit, Teknologjisë, Shkencës dhe Inovacionit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, znj. Liza Gashi, të cilat zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me mësuesit e pranishëm në Seminar.
Vlen të theksohet se punimet e ditës së dytë vijuan sipas agjendës së programit të paraparë, me organizimin e grupeve në pesë punëtori, ku u trajtuan dhe diskutuan këto tema:
– Si të përpunosh mësimdhënien, duke iu përshtatur nivelit të moshave të ndryshme në të njëjtën klasë, moderuar nga Aida Haziri, mësuese e gjuhës shqipe në Mbretërinë e Bashkuar.
– “Kikiriki-shqip me fëmijë” emisioni për fëmijë që krijohet në Vjenë dhe dëgjohet në gjithë botën, moderuar nga mr. Desara Gjonej.
– Mësimdhënia përmes teknologjisë në diasporë, moderuar nga Teuta Tabaku, mësuese e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Turqi.
– Orë leximi – Lexojmë bukur e rrjedhshëm në gjuhën shqipe, moderuar nga msc. Miradije Berishaj, mësuese e gjuhës shqipe në Austri.
– Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, moderuar nga Donika Qoshi, mësuese e gjuhës shqipe në Itali. Me përfundimin e punëtorive, të pranishmit u mblidhen përsëri për të diskutuar rreth reflektimeve të secilës punëtori.