Dje u përmbyll Seminari i XVI mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, i cili u organizua në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë

Redaksia

Seminari i XVI mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, i cili u organizua në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, i mbylli punimet e saj katër ditore, më 02 gusht 2023.

Seminari i cili punimet e veta i filloi me 30 korrik 2023, në prani të 150 mësimdhënësve nga diaspora. Në këtë seminar të pranishëm ishin edhe institucionet e dy shteteve shqiptare, ajo e Republikës së Shqipërisë dhe e Republikës së Kosovës. Hapjen e seminarit e bëri mësimdhënësi nga Gjermania  z. Adem Shala dhe e përshëndetën: Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi; Ministrja e Arsimit, Teknologjisë, Shkencës dhe Inovacionit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci; Kryetari i Nënkomisionit Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin, z. Lavdrim Krashi, përfaqësuesi i Bashkisë Vlorë, z. Ermal Dredha dhe kryetarët e Grupit të Përbashkët për Organizimin e Seminarit të XVI.

Po ashtu Seanca Plenare të ditës së dytë të seminarit u drejtua nga z. Besnik Rama, përfaqësues i MAS të Republikës së Shqipërisë dhe znj. Feime Llapashtica, përfaqësuese e MASHTI-it të Republikës së Kosovës, e cila vijoj  me organizimin e grupeve në pesë punëtori, ku u trajtuan dhe diskutuan tema prekëse për shkollën shqipe në diasporë.

Seancën Plenare të ditës së tretë e drejtoi  znj. Mimoza Hysa, drejtoresh e QBD-së dhe përfaqësuese e MAS-it të Republikës së Shqipërisë dhe z. Arian Mustafa, përfaqësues i MASHTI-it të Republikës së Kosovës. Seancën e përmbylli dr. Feime Llapashtica, e cila u fokusua te të lexuarit si kompetencë gjuhësore.

Të pranishme në ditën e tretë të Seminarit ishte: Ministrja e Arsimit, Teknologjisë, Shkencës dhe Inovacionit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci; zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, znj. Liza Gashi, të cilat dhe zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me mësuesit të cilët ishin të pranishëm në Seminar.

Aktiviteti i ditës së katërt u drejtua nga znj. Shqiponja Lamçe, përfaqësuese e MAS-it të Republikës së Shqipërisë dhe znj. Barbana Dobra, përfaqësuese e MASHTI-it të Republikës së Kosovës. kurse me kumtesën “Shqipja në diasporë: Politikat shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë” ligjëroi dr. Mimoza Hysa. E cila pas përfundimin të kumtesës, me mësueset e pranishëm u zhvillua një bashkëbisedim rreth temës në fjalë.

Ky seminari doli me disa rekomandime të cilat së bashku me sfidat dhe realizimin e tyre, në mbështetjen e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë janë synimet për të cilat synojmë t’i realizojmë, u tha në fund të këtij aktivitet.

Seminari i XVI mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, i organizua në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë u mbajt nën organizimin e stafit të ministrive të dy shteteve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Po ashtu mësuesve të pranishëm iu shpërndanë certifikata në shenjë mirënjohje për punën që bëjnë, për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Si dhe u premtua se të gjitha kumtesat, diskutimet dhe reflektimet do të botohen në një libër të posaçëm.