Seminari dyditor në Ottobrun të Bavarisë i Përfundoi punimet me sukses

     Në Ottobrun, më 31 mars 2019, i mbaroi punimet e veta Seminari dyditor didaktik, i cili ishte i dedikuar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Bavari. Seminari ishte i organizuar nga Ministria e arsimit, e shkencës dhe e teknologjisë e Kosovës, Ministria e Diasporës dhe investimeve strategjike e Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Landit të Bavarisë dhe me Fondacionin “BESA”. Tema ishte: Qendra projekte ndërkombëtare të edukimit (IPE) e shkollës së lartë pedagogjike të Cyrihut (bartëse/zhvilluese e projektit të trajnimit të mësuesve shqiptarë, për punën me setin e doracakëve didaktikë të mësimit të gjuhës së prejardhjes).

Fotografia e Blerina Shabani Morina
Gjatë punimeve të seminarit

Në ditën e dytë të seminarit u realizuan punimet didaktike më tepër në praktikën dhe metodologjinë më të lehtë dhe të pranueshme për nxënësit.

Dita e dytë e seminarit, pati këto tema: Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë dhe tema tjetër;  Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë të ligjëruar nga prof. Nexhat Maloku. Ndërsa rreth përdorimit të dialektit dhe gjuhës letrare, parë në veçanti  edhe nga perspektiva e kurrikulës aktuale, të ligjëruar nga Nexhat Maloku dhe Nuhi Gashi.

Vlerësimi i seminarit (me plotësimin e  pyetësorit). Në pyetësorin, që morën doli si njëri nga seminaret më të suksesshme të diasporës, për dy arsye:  Arsyeja e parë ishte se i tërë seminari kaloi në punën praktike dhe grupore, ndërsa arsyeja e dytë ishte, nxitja për të qenë të pavarur, por duke e respektuar korikulën dhe njëkohësisht duke iu ofruar fletore të metodologjisë së punës për mësimdhënësit që të jetë më i lehtë dhe i kapshëm për nxënësit.

Në ndarjen e Certifikatave

Mbyllja e punimeve u vlerësua lartë nga mësimdhënësit, ku në përmbyllje u diskutua edhe për temat e lira, po që ishin në interes të mësimdhënies. Ndërsa Seminarin dyditor e përmbylli prof. Nuhi Gashi, Prof. Nexhat Maloku, Arbana Sekiraqa, Prof. Mustafë Krasniqi dhe z. Rexhep Nikçi, përfaqësues i fondacionit Besa, i cili së bashku me Sekretarin Organizativ, Mislim Berisha e përcollën nga afër ecurinë e seminarit, ku të gjithë mësimdhënësve ju ndanë certifikata, për përcjelljen e seminarit të nënshkruar nga MDIS të Kosovës, MASHT të Kosovës dhe Qendrën IPE të SHLP të Cyrihut. Ndërsa, Gashi, Maloku Sekiraqa, Krasniqi, i përshëndetën të gjithë arsimtarët, nxënësit, prindërit dhe aktivistët, të cilët me punën e tyre janë patriotët e kombit dhe i ftuan të gjithë shqiptarët, që jetojnë në diasporë, që të mos hezitojnë, por le t’i sjellin në mësimin plotësues të gjuhës shqipe fëmijët, sepse ky është interes i yni individual, familjar edhe kombëtar.

Certifikata lëshuar mësimdhënësve

Ndërsa në fjalën përmbyllëse Nikçi i inkurajoj mësimdhënëset për punen e tyre të vyer e humane dhe theksoj se: Për këto dy ditë të seminarit, për mësimdhënësit Fondacioni “Besa” ka nda një shumë të mjeteve, për t’i mbuluar sado pak shpenzimet e mësimdhënësve. Nënkryetari, Tefik Jaha dhe sekretari Isuf Bytyçi përshëndetën punën dyditore të seminarit, kurse Anila Xhani, në emër të mësimdhënësve foli për vështirësitë dhe sfidat e mësimdhënësve, kurse seminarin dyditor e cilësoi si njëri ndër seminaret që ka dhënë frymë pune dhe përshëndeti punën e dy ligjëruesve, të Malokut dhe Gashit.

Redaksia

Leave a Reply

Your email address will not be published.