Shkolla shqipe me paralele në Landin e Bavarisë festoj fundvitin 2024

Nga M. Ismaili

Përfundimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe, për vitit 2024, në shkollën shqipe në Landau të Bavarisë u shënua me një atmosferë të ngrohtë dhe festive, duke bashkuar prindërit, mësuesen dhe nxënësit në një aktivitet të veçantë. Në këtë ditë të paharrueshme, prindërit dhe mësuesja punuan me përkushtim për të organizuar një surprizë të veçantë: pritjen e Babadimrit në klasë.
Me një entuziazëm të veçantë, nxënësit mirëpritën Babadimrin, i cili i surprizoi me dhurata të bukura, duke sjellë gëzim dhe emocion në fytyrat e tyre të ndritura. Atmosfera festive u përshkua me buzëqeshje, këngë dhe recitime të paraqitura nga nxënësit e shkollës shqipe, nën përkujdesjen e mësueses së kësaj paraleleje, znj. Mervete Ismajli.
Në këtë rast të veçantë, mësuesja, prindërit dhe nxënësit i drejtuan njëri-tjetrit urimet më të përzemërta për festat e fundvitit, duke shprehur dëshirat për shëndet, lumturi dhe suksese në vitin e ri që po vjen! Gjithashtu, një zëri të gjithë uruan pushime të këndshme dimërore, duke i ftuar nxënësit të rikthehen me energji dhe gëzim për sfidat e reja që i presin.
Përfundimi i vitit shkollor u shënua si një moment reflektimi dhe falënderimi për punën e mësueses, përkushtimin e prindërve dhe përpjekjet e nxënësve që mbajtën gjallë frymën e kulturës dhe gjuhës shqipe në mërgatën shqiptare.
Gëzuar Festat e Fundvitit!
Le të sjellë ky dimër gëzim, pushim të merituar dhe momente të ngrohta me familjen!
Urojmë një vit të ri të mbushur me suksese dhe lumturi!
Me dashuri,
Paralelja e Landaut