Shoqata “Shqiponja” në Rosenheim feston 28 Nëntorin me program madhështor

Redaksia

Shoqata “Shqiponja” në Rosenheim për nder të 28 Nëntorin – Ditës së Flamurit, ka organizuar një program kulturo-artistike me recitime, këngë dhe valle. Në këtë event të ftuar janë të gjithë bashkëkombasit, që së bashku të jehoj gëzimi për festën tonë kombëtare.

Ju njoftojmë se, përveç nxënësve të shkollës shqipe në Rosenheim, Rinia e Rosenheimit dhe Shoqata Iliria, të pranishëm do të kemi yjet: Gipa Tupan Show, së bashku me këngëtarin e mirënjohur Afrim Muçiqi.

Gjithashtu u bëjmë me dije se në këtë event do jenë të pranishëm edhe RTSH, së bashku me moderatoren Ketrin Gjocaj. Të ftuar special do të kemi Shoqatën “Iliria” me vallet e tyre të bukura, si dhe Enkela Hotin.

Manifestimi mbahet më 23 nëntor 2025 (e diele) në ora 15:00 (hyrja 15 euro), në adresën:

Ballhaus Weinstrasse 12
83022 Rosenheim