Shoqëria LËVIZJA: Simpoziumi i pestë shkencor për LPK – në

Në 40 – vjetorin e bashkimit politik të organizatave patriotike shqiptare – krijimit të LPK – së, Shoqëria LËVIZJA organizon më 22 dhjetor 2022, Simpoziumin e pestë shkencor për LPK – në dhe rolin e saj e te kombit tone ne perpjekjet dhe luften e veshtire per çlirimin dhe bashkimin e tokave te pushtuara te Shqiperise.

TË DASHUR SHOKË, BASHKËMENDTIMTARË, BASHKËVEPRIMTARË E BASHKËLUFTËTARË!

Ketu i keni temat e propozuara per SIMPOZIUMIN E PESTË TË LËVIZJES… Urdheroni merrni temat qe mendoni se jane me interes per t’u trajtuar. Mund te merrni edhe tema tjera qe ju i mendoni te jene me interes per vitet 1990 – 1991. Mund t’i shkruani dhe t’i dergoni edhe kujtimet e juaja per ato vite…

Ju lutem qe keto tema te propozuara t’i shperndani te shoket dhe te studjuesit tane ne Tirane, Shkup, Prishtine…

Simpoziumi i Pestë Shkencor për LËVIZJEN me temen bosht:

“Levizja e viteve 1990-1991 dhe shpërbërja e Jugoserbisë”

Keto jane disa tema te propozuara per Simpoziumin shkencor të radhës në takimin e fundit të Kryesisë së Shoqërisë sonë. Sigurisht qe do të duhej të kishte dhe ka edhe tjera…

Urdheroni beni propozime dhe pastaj i formulojme me sakte dhe e bejme programin e Simpoziumit.

Këtë listë me temat e propozuara, të plotësuar edhe nga ju, do t’ua ofrojme edhe instituteve tona shekencore qe t’i shohin e t’i plotesojne me propozimet e tyre…

SIMPOZIUMI I PESTË DO TË MBHAHET RRETH më 22 DHJETOR 2022

  1. Veprimtaria e LPK-se (1990-1991) përballë vendimeve të Serbisë për
    mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe dhe Universitetit të Kosovës;
  2. Veprimtaria e LPK-së brenda vendit në dekadën e fundit kur po shpërbëhej
    Federata Jugosllave;
  3. Keshillat Popullor të LPK-së të rretheve në Kosovë dhe viset e saj dhe
    bashkepunimi (koordinimi) me Degën jashte vendit;
  4. Takimi i perfaqesuesëve të LPK-së me kryetarin e Republikës së
    Shqipërisë, Ramiz Alinë;
  5. Mbledhja e Tretë e Pergjithshme e LPK-se ne Ujemir; (Per kete eshte Kumtesa e R. Avdiut e mbajtur per 30 vjetorin e Mbledhjes…)
  6. Marredheniet e LPK-se me Qeverinë e Bukoshit – LDK -se (‘91-’93) Kumtese e Emrush Xhemajlit
  7. Marrëdhëniet e LPK-së me strukturat shtetërore të Tiranës zyrtare;
  8. Roli i Xhavit Hazirit në veprimtarinë ilegale të LPK-së dhe në strukturimin e
    UÇK-së;
    9.Epoka e Adem Demaçit – Hakif Bajrami
  9. Keshilli per Pajtim e Bashkim Kombetar – 1990 Pozicioni i LPK-se dhe subjekteve tjera politike si dhe i Ukshin Hotit e Rexhep Qosjes.
  10. Roli i LPK-së në Lëvizjen për Pajtimin e gjaqeve në Kosovë;
  11. Formimi i BSPK-së në krye me Hajrullah Goranin dhe bashkëpunimi me
    LPK-në;
  12. Lëvizja sindikale në Kosovë dhe greva e 3 shtatorit;
  13. Roli i LPK-së në organizimin e demonstratave – Demonstratat e përgjakshme të vitit 1990;
  14. Demonstrata 2 javore e LPK-së para OKB-së në Gjenevë:
    18 maj – 2 qershor 1990 (manifestimi më i madh i shqiptarëve jashtë
    vendit);
  15. 2 korriku i Prishtinës dhe 2 korriku i Tiranës – ishte koincidencë apo …?
  16. Peticioni i LPK-së (i inicuar nga Keshilli i Pejes-Xhemajl Fetahu) drejtuar
    Kuvendit të Kosovës per Shpalljen e Pavaresise nga Jugoserbia;
  17. Helmimi i nxënësve nëpër shkolla – akt gjenocidi i pandëshkuar;
  18. Vrasja e djemve shqiptarë në ushtrinë jugosllave;
  19. Pushtimi i RTK-së nga forcat policore jugoserbe dhe vënia nën kontroll të
    plotë të mediave përgjithësisht;
  20. Konferenca e LPK-së në Prapashticë (1991);
  21. Krijimi i partive politike në Kosovë – imitimi i demokracisë liberale në kushtet
    e apart’hejdit;
  22. Kriza ekonomike dhe dështimi i sistemit të vetadministrimit jugosllav;
  23. Shqipëria midis luftës speciale dhe demokratizimit;
  24. Veprimtaria e LPK-se në Maqedoninë tonë shqiptare në dekadën e fundit të
    shek. XX;
  25. Pjesëmarrja e shqiptarëve në sistemin politik dhe garën elektorale në
    Maqedoninë Veroire;
  26. Dhuna dhe terrori shtetëror sllavo-maqedonas nën petkun e rendit
    demokratik-liberal (Rasti i Gostivarit, Ladorishtes)
  27. Pozicioni i Lidhjes Komuniste të Kosovës në raport me lëvizen atdhetare
    (ilegale);
  28. Kërkesat demokratike si pjesë e lëvizjes çlirimtare;
  29. Lëvizja atdhetare dhe raporti i saj me legalistët në ish Jugosllavi – studim
    krahasimor;
    31.Pavarësia e Maqedonisë dhe bojkoti i referendumit për pavarësi nga shqiptarët 1991; 2. Krijimi i subjekteve të para politike shqiptare në Maqedoni;
  30. Demonstratat në Tetovë për pavarësi të rajonit të Maqedonisë Perëndimore me shumicë shqiptare, në shkurt 1990
  31. Zgjedhjet e para shumëpartiake nëntor/dhjetor 1990 dhe faktori politik shqiptar në Maqedonine tone
  32. Konflikti në Komunën e Tetovës për moslëshimin e vendeve deputetëve të zgjedhur shqiptarë janar 1991
  33. Preambula e kushtetutës së parë të Maqedonisë së pavarur dhe protesta e shqiptarëve
  34. Krijimtaria letrare dhe politike e të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet e pushtuesit
  35. Organizimi i LPK – së deri në Australi
  36. Shkërmoqja e federates jugoserbe dhe çështja shqiptare
    39.Roli I LPK -se ne nderkombetarizimin e çeshtjes shqiptare
  37. Veprimtaria lobiste – diplomatike e LPK – se 1987 – 1994 – Fatmir Leka
  38. Veprimtaria e LPK – se ne komunen e Therandes – Sejdi Gega
    42.Veprimtaria e LPK – se ne Kroaci dhe roli i Fehmi Lladrocit atje – Gani Vlana
    43.Pjesemarrja e studenteve te Universitetit te Prishtines ne LPK (« Bota e Re »)
    44.Roli i LPK -se per organizimin e stervitjeve ushtarake ne shtetin tone Amë
    45.Konflikti LPK – LDK, shkaqet dhe pasojat – Bislim Elshani
    46.Dallimet programore LPK dhe LDK – Dilaver Goxhaj
    47.Halil Alidema – veprimtar per bashkim kombetar – Hysen Matoshi
    48.Nje dokument sekret ne Kanade per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare – Begzad Baliu
    49.Kontributi historik i mergates shqiptare dhe sfida e kombit ne kohen e globalizmit – Bekim Adili
    50.Levizja Çlirimtare midis Shiles dhe Haribdes – Hydajet Hyseni
    51.Organizatat atdhetare ilegale ne Gostivar – veprimi dhe bashkepunimi me LPRK – ne… – Luan Veliu
    52.Iniciativa, formimi dhe puna e Keshillit Koordinues te subjekteve shqiptare – sida dhe LPRK -ja ne kete Keshill -Faik Raci