Shkruan: Isuf I. Bytyçi
(Ribotim)Simpoziumi Shqiptar, për hir të 100- vjetorit të Kongresit të Manastirit, u mbajt nën patronatin e Kryetarit të Katedrës së Albanologjisë në Munih, Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, i biri i eruditit të studimeve shkencore albanologjike, Prof. Shaban Demirajt, me ndihmën e ASHKI (Asociacioni Shqiptar për Kulturë dhe Integrim) dhe informimin e ndihmoi, INA (International Network of Albanology).
Përfaqësuesit e Kongresit të Manastirit – Viti 1908
Simpoziumi u mbajt në objektin e Universitetit “Ludwig-Maksmilans”, në Munih, i cili filloi më datën 07 në orën 18:00 deri në orën 20:00 dhe vazhdoi më 08 Nëntor, në orën 9:00 deri 18:30. Aty morën pjesë personalitete të shquara të shkencës, të kulturës, të politikës dhe dashamirë pothuaj nga të gjitha trojet shqiptare e diaspora e, edhe gjuhëtarë e dashamirë gjermanë: ekspertë shkencorë, diskutantë dhe mysafirë. Në mesin e të cilëve, që i lexuan kumtesat ishin: Prof. Dr. Remzi Përnaska me banim në Paris të Francës, Prof. Dr. Rami Memushaj nga Universiteti i Tiranës, Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, zonja Anila Omari, z. Enver Bytyçi nga Shtutgarti, Prof. Hamit Xhaferri e Prof. Dr. Vebi Bexheti nga Maqedonia, Prof. Dr. Francesco Altimari nga (Universiteti i Kalabrisë, në Kozencë), Elton Prifti nga ( INA) Potsdam, Besim Kabashi ( Universiteti Ertangen)! Por nuk munguan edhe gjuhëtarë dhe miq e dashamirë gjermanë të gjuhës si: Prof. Dr. Wilfried Fiedler, Joachim Lanksch, por edhe disa tjerë studentë që nuk ua mbajta në mend emrat.
Simpoziumi,
për qëllim pati Manifestimin e një ngjarje të rëndësishme kombëtare, historike
e kulturore, siç ishte Kongresi i Manastirit dhe njohja e të pranishmëve me
këtë ngjarje kaq të rëndësishme për gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Gjatë gjithë leximit të kumtesave, u përmendën problemet dhe vështirësitë që i
përjetoi Kodi i atëhershëm i Gjuhës Shqipe! Në radhë të parë u paraqitën
vështirësitë dhe pengesat:
që nga dokumenti i parë në Gjuhën Shqipe; “ Formula e Pagëzimit”, përpjekjet e rilindëseve
e deri te Kongresi i Manastirit, që vjen deri te Konsulta e Gjuhës Shqipe në
Prishtinë, në vitin 1968, që të gjitha këto përpjekje e sakrifica përfundimisht
u kurorëzuan me Kongresin e Drejtshkrimit, që u mbajt në vitin1972 në Tiranë.
Pothuaj se të gjithë diskutuesit e kishin të njejtin preokupim, në përjashtim
të mënyrës së qasjes në disa aspekte, që të gjithë gati e përmendën punën e
madhe të Gj. Buzukut, të G. Meierit, N. Veçilharxhit, N. Mjedjes, Gj. Fishtës,
E. Çabejt e, deri te gjuhëtarët e ditëve tona, gjë që nuk mungoi edhe preokupimi
sentimental e mallëngjyes për gjoja diskriminimin e Dialektit Gegë, se gjoja
kjo gjuhë letrare, që e kemi është vendosur nga qarqet politike komuniste, në
favor të dialektit Toskë e, në dëm të atij Gegë, gjë që, unë mendoj se jo vetëm
të gjitha këto përpjekje (për rishikimin e Gj. Latrare Shqipe) janë të
pamoralshme por edhe të dëmshme, si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë gjuhësor,
kulturor e atë qytetar.
Që nga Prof. Rami Memushaj, Prof. Remzi Përnaska, Prof. Bardhyl Demiraj, Enver
Bytyçi e shumë diskutantë tjerë ishin të një mendimi se njësimi i gjuhës shqipe
u bë me shumë sakrifica e mund dhe, se kjo e arritur nuk është e vetëm një
klani, krahine a po e Shqipërisë shtetërore, por të gjitha këto përpjekje janë
kurorëzim i përpjekjes së brezave
shumëshekullore, që sakrifikuan edhe jetën dhe familjet e tyre për ta ndërtuar
këtë Panteon Kombëtar, dhe se këtë nuk duhet ta rrënojmë, për ta ndërtuar një
godinë të re! Ne duhet ta çojmë përpara dhe ta restaurojmë, pra, ta kultivojmë
Gjuhën tonë Letrare shqipe, se unë mendoj personalisht se duhet të jetë një këshill
edhe një fond gjithëkombëtare për ta ruajtur dhe kultivuar këtë thesar gjithëkombëtar.
Aty nuk mbet pa u përmendur edhe shkrimi i gjuhës shqipe në greqisht edhe në
latinisht, por nuk u lanë mbas dore edhe përpjekjet e shkrimit të gjuhës shqipe
me alfabetin arab! Aty u fol edhe për pëpjekjet e figurave dhe shoqërive, të
cilat ishin për një alfabet të vetëm dhe të përdorshëm, rruga e të cilit erdhi
deri këtu.
Kumtesën, që e lexoi z. Joachim Lankscha, po ashtu pati jehonë, rreth së cilës
u bënë pak sa më shumë diskutime. Arsyeja, që nxiti diskutimin rreth kumtesës
së J. Lanksch, ishte tema; “Dialekti Gegë dhe diskriminimi i tij”. Në mënyrë
modeste, z. Lanksch deklaroi se nuk është njeri i shkencës por i praktikës,
duke pohuar se Gjuha Letrare Shqipe, i ka hyrë në borxh Gegërishtes, që i dha (sipas
tij) prioritet Toskërishtes, që më shumë u ndal te paskajorja me dhe diftongu ue e, që për diftongun më shumë u ndal Prof. Dr. W. Fiedler.
Këta të parë, por edhe përkrahësit e tyre, mbështeteshin në Gjuhën e At Gjergj
Fishtës dhe epet e tij madhështore! Mirë po harronin se sikur të ishte ashtu,
të gjithë ne gegët do të bëheshim Gjergj Fishta, duke shkruar me gjuhën e At
Gj. Fishtës! Pastaj edhe Dritëro Agolli, Ismail Kadare e Fatos Arapi nuk do t`i
kishin shkruar veprat e tyre në Gjuhën Standarde, në mënyrë që të kishin dalë sa më të ngritura artistikisht,
veprat e tyre. Por veprat nuk i shkruan gjuha, ato i thur artisti! Prandaj,
edhe veprat e Agollit, Kadarese e të Arait, i kanë arritur majat e vlerave artistike
letrare.
Pasi që kishim të drejtë diskutimi edhe ne mysafirët, unë mora fjalën, që
përveç tjerash pohova se nuk është Dialekti Gegë, i diskriminuar nga Gjuha
Letrare Shqipe, për arsye se gjuhëtarët dhe shkrimtarët më të përmendur nga
Kosova, por edhe nga trojet tjera ku flitet dialekti Gegë, kanë marrë pjesë në
Kongresin e Drejtshkrimit, si Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, Isa Bajçinca e tj. dhe
janë pajtuar e kanë punuar për këtë çështje kaq madhore.
Prandaj,
e thash aty dhe e them me përgjegjësi të
plotë, se kundër gjuhës ë sotme Letrare janë një grup gazetaxhinjësh me në
kryre Migjen Kelmendin, i cili nuk është gjuhëtar por këngëtar, që e ka një
gazetë tëcilën e lexojnë vetëm lagjja e tij dhe se e përkrahin vetëm gjysma e
tyre, tjetër është edhe një farë Negjmedin Spahiu po ashtu askushi, me një
radiostacion – dikur, Halil Matoshi, Rrahman Paçarizi, Primo Shllaku e të
tjerë, që kanë probleme me Gjuhën Standarde Shqipe edhe me veten e tyre! Aty
shpreha keqardhje për mizerjen e shumë gazetarëve të RTK-së, nëpër emisione të
ndryshme, që fare pak e zotërojnë gjuhën latrare, po ashtu dhe mediave
elektronike, ku fare nuk zotërohet gjuha standarde shqipe!
Pastaj
shtova duke thënë se edhe ne me të drejtë e morëm për bazë të Gjuhës Letrare
Shqipe, gjuhën e Naimit tonë, sikurqë edhe Italishtja që e mori gjuhën e Dantes
e, gjermanishtja të Gëtes.
Një komb aq i vogë si ky i yni, i shumëcoptuar në shumë shtete, që tani
përflitet edhe për Kombin e ashtuquajtur, Kombi Kosovar, shumë gjuhë (tash
Kosovarishtja, nesër Iliridishtja në Maqedoni, pastaj Qamërishtja e më vonë
Malësiamadheishtja, pastaj Preshevarishtja e ku ta di unë sa baloshi, do të na
dalë me lloj-lloj teorish e projektesh antikombëtarë, sikur këta mjeranët e
ditëve tona!
Unë mendoj se arti, që krijohet nga një gjuhë, ndërtohet me të njëjtin
material, vetëm se roli kryesor është te radhitja gramatikore, logjike dhe
lidhja e tyre për t`i dhënë intensitetin dhe bukurenë, një vepre. Vepra letrare
është si ndërtimi i një objekti. Arkitekti, me të njëjtin material, mund ta
ndërtojë një shtallë kuajsh, por edhe një kështjellë mbretërore. Me të njejtin
material mund të ndërtohen që të dya, por se kështjellës i duhet një plan
kompleks, do shumë më tepër material, punë dhe mbikëqyrej, që në fund del se dy
objekte nga i njëjti material, dalin me vlera krejt të ndryshme materiale dhe
artistike. Dhe se kur i tërë kombi e shkruan dhe e flet të vetmin standard të
gjuhës së tyre, ata edhe shpirtërisht kuptohen dhe afrohen më tepër.
Kështu që, edhe ky simpozium me gjithë debatet herë – herë edhe të nxehta, u përmbyll
me sukses, me shpresë, që edhe në të ardhmen do të bëjmë organizime të tilla
shkencore e kulturore, kudo në diasporë e në Munih.