Sot në Tiranë do të mbahet samiti i Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë mbahet jashtë kufijve të BE-së, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë është i dhjeti më radhë, që nga themelimi i saj që janë zhvilluar në këto vende: 2014 në Vjenë, 2015 në Paris, 2016 në Trieste 2017 në Londër, 2018 në Poznan 2019, kurse më 2020 dhe 2021 Sofie-Shkup është mbajtur online për shkak të Covid-19 dhe më 2022 është mbajtur në Berlin 2022 dhe së fundi mbahet sot në Tiranë më 15 tetor 2023.
Procesit të Berlinit ka nisur insiativën që nga vitin 2014, me synit të rrisë bashkëpunimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, të udhëhequr nga Gjermania, nëpërmjet ish-kancelares Angela Merkel dhe ish-ministrit të Jashtëm Frank-Walter Steinmeier.
Samiti në Tiranë do të fillojë në ora 11:00, sipas agjendës së plotë të publikuar:
Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve.
Në orën 11:30 fjala hapëse.
Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët evropian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE.
Në orën 13:30 fotografia familjare.
Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.
Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Evropës në Tiranë.
Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.
Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp.
Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.