Sot për ta votuar Talat Xhaferin në krye të qeverisë teknike është mbledhur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, i cili do të ketë një mandat prej 100 ditësh, ndërsa deri në mesnate pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike. Është hera e parë që në krye të qeverisë së këtij shteti të vendoset një kryeministër shqiptar, Kjo qeveri i ka detyrë përgatitjen e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Në këtë qeverisje 100 ditësh Partia shqiptare në koalicionin qeverisës BDI ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendës ministrave për qeverinë teknike. Ndërkohë, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se nuk do të votojë qeverinë por që do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit.