
Shkruan: Mustafë Krasniqi
TA PLAGOS ZEMRËN …!
Çdo fillim n’kohë ka fund
dhe humb kuptimin e jetës
Kur mallëngjehesh
Për këngën e bilbilave
Mëngjeseve lutësh
Ta puthësh baltën e fëmijërisë!
Kur koha ik me plot mall
Gjumi të harlis n’vrap
Ti ndjek hijen e rinisë
Ajo të përplas të thinjur
Harrohesh në pritje
Jastëkun mbushur lot!
I thuhet fund kësaj…
Zë ta qortosh vetën
Nipi të thërret gjysh
Në gjuhë të huaj
Ta plagos zemrën!
Që fitove o mërgimtarë
Humbe gjuhën, te nipi,
Plagose zemrën
Selishtën le përplot therra
Pëllumbat n’përgjakje
N’oborrin e kullës së vjetër!
A do të na vret fillimi në fund
Nipi me harrimin e gjuhës
T’na godas n’zemrën e plagosur?!
Çdo fillim n’kohë ka fund