Takim të përbashkët me prindërit dhe shoqatën “Shqiponja”, për fillimin e vitit shkollor 2024/25, mbajti shkolla shqipe në Rosenhaim me rrethin

Nga Mustafë Krasniqi

Dje, më 14.09.2024 në Rosenheim të Bavarisë-Gjermani, shkolla shqipe në bashkëpunim me shoqatën “Shqiponja” dhe prindërit organizuan një takim të përbashkët, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së bashkëkombësve për dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe, për vitit shkollor 2024/25.

Në këtë takim të pranishëm, përpos prindërve dhe anëtarëve të shoqatës “Shqiponja” ishin edhe nxënësit të cilit ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, por kishte edhe fëmijë tjerë të cilit kishin shprehur dëshirën dhe ishin të regjistruar të jenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqip, për vitin shkollor 2024/25.

Takimin e hapi kryetari i shoqatës “Shqiponja” Adem Veselaj, duke ju shprehur mirë se ardhje të pranishmëve dhe më pas fjalën e mori mësuesja Valbona Roqi, e cila  theksoi se me angazhimin e përbashkët me prindër jemi në pritje të hapjes së një klase të re në Koolbermor. Për hapjen e kësaj klase kemi premtimin e drejtoreshës së shkollës. Shpresojmë se së shpejti do ta hapim klasën në koolbermor dhe për këtë i ftojmë prindërit që t’i sjellin fëmijët në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.   

Ndërsa në emër të LAPSh-it në Bavari foli koordinatori Mustafë Krasniqi, i cili i njoftoi të pranishmit për sfidat e LAPSh-it  dhe për përgatitjet e bëra për fillimin e vitit shkollor 2024/25. Po ashtu i njoftoi të pranishmit se këtë vit si kurrë më parë i kemi siguruar librat për dy nivelet, duke e falënderuar Qendrën e Botimeve për Diasporë dhe konsullatat tona në Mynih. Uroj që të kemi rritje të numri i nxënësve që do ta vijojnë mësimin shqip, tha Krasniqi!

Nënkryetarja e shoqatës “Shqiponja”  Blerta Morina foli për përpjekjet rreth angazhimit për sensibilizimin e bashkëkombësve për shkollën shqipe në Rosenheim me rrethinë. Ndërsa nxënësit që ishin të pranishëm krijuan një atmosferë gëzimi, duke  krijuar personazhin e tyre Pinkuingun dhe të bënin vizatime të ndryshme. Ndërsa për të pranishmit shtruar një  përgatitje me pije, kafe dhe ëmbëlsira e gjëra tjera.