TAKIMI I KRYESISË SË KMPGJSH ME MËSIMDHËNËS DHE PËRGATITJA PËR VITIN SHKOLLOR 2018/19 NË BAVARI

Shkruan: Fatmire Krasniqi (24.09.2018)

Më 22.09.2018 në Munih Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bvari, bashkë me mësimdhënësit mbajti takimin e radhës. Ndërsa në emër të Këshilli të arsimtarëve, mësimdhënësit dhe kryesinë e KMPGJSH-së i përshëndeti kryetari, Mustafë Krasniqi, kurse mësimdhënësve ju uroj punë të mbarë në fillimin e vitit shkollor 2018/19, në nivel të Bavarisë!

Në hapje të mbledhjes Krasniqi ndër të tjera tha:  “Pas suksesi që kemi arritur si Këshillë, ta përmbyllim me sukses vitin shkollor 2017/18 dhe për të filluar vitin e ri mësimor 2018/19,  është për t’u krenuar me punën e palodhshme të admistratës së KMPGJSH-së, e cila me punën e saj vullnetare ka arritur të hy në vitin e dytë e organizuar dhe e përkushtuar për të arritur synimet e saj për zgjerimin e mësimit plotësues, tek të gjithë bashkëkombësit shqiptar, që jetojnë dhe veprojnë në këtë land, në Bavari”.

Krasniqi më tej tha: “Në këtë fillim të ri shkollor kemi një rritje të numrit të nxënësve si dhe jemi në proces të hapjes së pesë klasave të reja, po ashtu nga tereni kemi të dhëna se janë të regjistruar një numër i madh i nxënësve, të cilët presin në këtë vit ta fillojnë mësimin në gjuhën shqipe. Për këtë numër të nxënësve, administrata e KMPGJSH-së është e gatshëm, pasi t’i marrim formularët e regjistrimit të plotësuar nga prindërit, të fillojmë procedurat për hapjen e klasave. Një interesim i shtuar është edhe te disa mësues që kanë ofruar gatishmërinë e tyre për mësimdhënie”.

Më tej në shfletimin e rendit të pikave, Krasniqi, të pranishmit i njoftoi me punën e kryer, në mes dy mbledhjeve, po ashtu ua shpërndau ditarët e punës, si dhe i informoj për dëftesën e notave, që ka përgatitur si projektpropozim nga KMPGJSH-ja dhe dërguar tri Ministrive të Republikës së Kosovës, të asaj MeD, MeA, dhe MePJ.

 Pas fjalës së kryetarit, nënkryetari, Tefik Jaha, informoj të pranishmit se është në hapje të një klase, ku i pranishëm ishte Këshilli Organizativ, i cili kërkonte për së afrim të njoftohet me formën e organizimit se si duhet të veprohet tutje. Kurse sekretari, Isuf Bytyçi, foli mbi takimet rreth shpërndarjes së dëftesave për vitin 2017/18, ku përmendi edhe angazhimin e dy konsullatave tona të cilat ishin të pranishme në ndarjen e dëftesave. Në këtë pikë u kyç Mislim Berisha dhe Jonuz Veliqi, anëtar të komisionit për shqyrtimin e vërejtjeve dhe ankesave, ku përpos suksesit folën edhe për disa lëshime të vogëla, të cilat në të ardhmen duhet evituar me kujdes. Ndërsa arkatari, Agron Ibrahimaj, shpjegoi formën e të hyrave dhe metodën e pagave të mësimdhënësve, madje Fran Tanushi cilësoi si të suksesshme vitin që lam pas dhe me optimizëm foli për vitin që po fillon, për këto suksese foli edhe Tefik Jaha, ku pasqyroj dhe vlerësoj punën e administratës dhe të mësimdhënësve si shumë të suksesshme.

    Rreth ditarit të punës ishte një pikë që zgjoj një debat të frytshëm, ku ndër të tjera anëtarët e Këshillit të Arsimtarve Mirvete Ahmeti, Anila Xhani dhe Xhevahire Sylejmani, ditarin e panë si një projekt i domosdoshëm, ku deri më tani nuk kemi pasur një ditar të tillë, ku dhe vlerësuan si një ditar të arritshëm. Ndërsa Mësuesja Fahrie Basha dhe Shqipe Kokulaj kërkuan informacione rrethë planprogrami të mësimdhënies. Rrethë kësaj pyetje, Krasniqi dha informacionet se si të punohej dhe ua ofroj Korrikulën, vërzionin e fundit të dy qeverive tona të atdheut, Prishtinë-Ttiranë 2018, ndërsa për shtjellimet e më të tjeshme rreth organizimit të ores së mësimit folën mësueset: Ismie Haxholli, Mirvete Ahmetaj Anila Xhani Xhevahire Sylejmani dhe Blerina Shabani.

Në këtë takim u miratuan edhe tri propozime, që dolën nga kjo mbledhje:
– Për manifestimet historike, si: Për 28 nëntor, 17 shkurt, 7 marsin dhe për përfundimin e viti shkollor.
– për 0rganizimin e një ekskursion (ku u zgjodh Këshilli organizativ nga: Tefik Jaha, Mislim Berisha, Jonuz Veliqi etj.
– Mbajtja e seminarit

Për këtë pikë, seminarin, u debatua për formën, mundësin dhe kohën, kurse rreth kësaj pike Anila Xhani dha arsyetimin pse duhet të mbahet në këtë vit, në fund të nëntorit seminari. Më tej shtoj Xhani: “Ngaqë më 26 tetor kemi seminarin rajonal, të organizuar nga MeD së Republikës së Kosovës, që do të mbahet në Slloveni, kështu që përvojën e atjeshëm ta sjellim tek seminari, që do ta mbajmë në Munih vetëm me mësimdhënësit e landit të Bavarisë. Nëse e lëmi për janar apo shkurt kemi jo të freskët përvojën e fituar nga seminari rajonal”. Në këtë pikë  referues dha sqarim Krasniqi, ku ndër të tjera tha: “Ne, nga KMPGJSH-ja jemi të ftuar të marrim pjesë vetëm 4 vet, në seminarin rajonal dhe mbështes mendimin e Anila Xhanit”, të këtij mendimi ishin të gjithë mësimdhënësit, po ashtu si dhe kryesi e KMPGJSH-së mbështeti këtë propozim, ku dhe u caktua si data e mundshme për mbajtjen e seminarit, data 26 nëntori 2018, në Munih ( për organizimin e Seminarit u zgjodhën: Mirvete Ahmeti, Anila Xhani,  Mustafë Krasniqi, Xhevahire Sylejmani dhe Isuf Bytyçi, në anën profesionale, kurse në anën teknike u caktuan: Tefik Jaha, Mislim Berisha, Fran Tanusha dhe Agron Ibrahimi).

Mbledhja përfundoj me miratimin e shumë propozimeve, po dhe mbet për t’u miratuar dhe njëri nga propozimet, që ishte për themelimin e nëndrojtorive, për shkak të rritjes së numrit të nxënësve, hapja e klasave të reja dhe hapësirës së madhe gjeografike. Ky propozim që në fillim të debatit u morr si një pikë që do kohë dhe shqyrtim më të thellë, ngaqë së pari duhet siguruar një zyre dhe nga kjo zyre të koordinohen punët, madje të fillojmë me themelimin e këtyre nëndrejtorive. Po ashtu një zëri u miratua propozimi, për bashkëpunim me të gjitha shoqatat, bizneset, si dhe të kërkojmë nga Konsullatat tona në Munih një bashkëpunim me të thelluar, ku përmes këtij bashkëpunimi të rritej serioziteti dhe ndikimi institucional.

Më tej ishte kërkesa që të sigurohet një zyre për koordinuar punët me koordinatorët dhe këshillat rajonal dhe , për këtë t’i drejtohem në emër të KMPGJSH-së organeve përkatëse të atdheut. Ngaqë kjo zyre është më se e domosdoshme, për arsye se në këtë land jetojnë diku mbi 65.000 (gjashtëdhjetepesë mijë) shqiptarë, ndërsa mësimin e vijojnë më pak se 05 %, numër shumë simbolik. Kjo zyre institucionale do ta sensibilizonte akoma më tepër interesimin e bashkëkombësve për t’i dërguar fëmijët në shkollë, ngaqë akoma ka zëra që nuk e shohin si perspektiv mësimin plotësues në gjuhën shqipe- thekson Krasniqi.

Në fund kryetari, Mustafë Krasniqi, i përshëndeti të gjithë të pranishmit për durimi që kishin gjatë mbledhjes, që zgjati mbi tri orë, dhe për shqyrtimin e pikave të rendit të ditës, si dhe përshëndeti procesmbajtësin, Isuf Bytyçin dhe Lorita Ismalin!