Dje, më 29.01.2023, Këshilli i Arsimtarëve i LAPSH në Bavari mbajti takimin e parë të këtij viti përmes platformës zoom, me këtë rend të ditës:
- Përgatitja për 17-Shkurtin- Pavarësinë e Kosovës
- Përgatitja për 7-Marsin
- Përgatitja për Garat e Diturisë dhe
- Për mbajtjen e seminarit.
Takimin e hapi koordinatori i Mustafë Krasniqi, i cili pasi i përshëndeti mësimdhënësit dhe ju uroj mirëseardhje mësueseve të reja, të cilave ua dha fjalën prezantuese pranë kolegeve dhe kolegëve mësimdhënës,
Pas prezentimit të mësimdhënëseve të reja, koordinatori u ndal në shtjellimin e pikave të lartcekura, si dhe i njoftoi mësimdhënësit me datat e mbajtjes së këtyre evenimenteve festuese. Pika që u debatua më së shumti ishte rreth modelit dhe përgatitjes së Garës së Diturisë. Ku për këtë pikë koordinatori ua shpjegoi mësimdhënësve, përmes skemë së paraqitur në ekran, se si do të zhvillohet programi i garës për tri nivelet.
Në fund të takimit doli qëndrimi i përbashkët i mësimdhënësve, që brenda javës t’i sjellin propozimet e tyre me shkrim rreth pjesëmarrjes me nxënës në programin festues të 7-Marsit. Po ashtu u obliguan edhe propozimet rreth përgatitjes së Garës së Diturisë t’i dërgojnë me shkrim te Grupi Pedagogjik. Që Grupi Pedagogjik, të mbështetur në propozimet e mësimdhënësve, ta hartojë programin dhe formën e organizimit, që Këshilli i Arsimtarëve së bashku me kryesinë e LAPSh-it ta marrin përsipër organizimin, në nivel të shkollave shqipe në Bavari.
Në këtë takim përpos mësimdhënësve i pranishëm ishin edhe kryetari i LAPSh-it Milazim Ukaj, kurse takimin e mbylli koordinatori Mustafë Krasniqi.