Dje, më 9.10.2022, në Augsburg të Bavarisë u mbajt takimi i parë i tri shoqatave, përfaqësuese të shkollave shqipe në Gjermani: Me Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari; Organizatën e Akademikëve gjermano-shqiptare (ODA) në Hamburg dhe me Këshillin e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”(KASH) në Nordrhein-Westfalen, në mbështetjeje Fondacioni “Besa” ( “BESA Foundation-it”), mikpritës dhe njëra nga financueset e shoqatës së “LAPSh-it në Bavari”
Shkruan: Mustafë Krasniqi
Takimin e hapi Ilir Seferi, nënkryetari i Fondacionit “Besa”, i cili përshëndeti të pranishmit dhe ju uroi punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme mësimdhënësve, të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer e atdhetare, në realizimin e misionit të mësuesit.
Më pastaj fjalën përshëndetëse mori kryetari i LAPSh-it Milazim Ukaj, Akil Miftari kryetari i KASH-it dhe kryetari ODA, Muhamet Idrizin, të cilët paraqitën sfidat që po përballet komuniteti ynë shqiptarë në gjermani. Në këtë takim të pranishëm ishin mësimdhënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Bavari, së bashku me kryesinë e LAPSh-it.
Takimit i parapriu tema: “Situata, sfidat dhe qëllimi i Mësimit Plotësues i Gjuhës Shqipe në Gjermani”.
Rreth temës në fjalë foli Muhamet Idrizi i cili zbërthej në mënyrë shkencore format e mësimdhënies, duke u nisur nga e drejtat thelbësore që i takon një mësimdhënësit të gjuhës së dytë, siç dhe është gjuha shqipe në Gjermani, krahas gjuhëve tjera. Idrizi pasqyroi edhe formën e inkuadrimit në rrjetin institucional të mësimdhënësit të gjuhëve të huaja, të drejtën deri te paga e ligjshme që aplikohet në dy landet, Hamburg dhe në Nordrhein-Westfalen.
Rreth këtij modeli u debatua dhe inkurajoj mësimdhënësit dhe kryesia LAPSH-it të bëjnë përpjekjet e ligjshme deri te arritja institucionalizimit të pagës dhe kërkesës së Nostrifikimit- njohjes së diplomës tek organet gjegjëse gjermane.
Gjithashtu qëllimi i këtij takimi ishte, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave të tyre profesionale, me qëllim që të kenë një veprim të përbashkët në realizimin e qëllimit të mësimdhënies dhe sensibilizimin e shkollës shqipe te bashkëkombësit, për të arritur synimin e misionit të mësuesit, me qëllim që sa më shumë të kemi nxënës nëpër klasa.
Takimin e shoqëroi dhe motivimi i mësimdhënësve, pyetjet dhe debati rreth së ardhmes së gjuhës shqipe, konkretisht bindja e prindit për ta sjellë fëmiun në shkollë, që për fat të keq ky numër është simbolik, në krahasim me numrin që duhet të jetë i pranishëm, ishte konstatim i mësimdhënësve dhe i përfaqësuesve të tri shoqatave.
Përpos anës informues rreth Situatës, sfidave dhe qëllimi të Mësimit Plotësues në Gjuhës Shqipe në Gjermani, nuk u la pa u kritikua edhe puna e institucioneve të atdheut, të cilat nuk janë sa duhet në interes të mërgimtarit, konkretisht për shkollën shqipe. Po ashtu u diskutua edhe për librin, ku ndër të tjera koordinatori, Mustafë Krasniqi, theksoi se tashmë e kemi pakon e librit për ciklin e parë, që dhe është unifikues nga dy shtetet tona shqiptare. Pra, me këto libra nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të punojnë, pa përjashtuar vullnetin e mësimdhënësve, që ato të shfletojnë edhe libra tjerë, por gjithmonë në kontekst të korrikulës dhe librit që kemi zyrtarisht nga institucionet tona.
Takimi u përmbyll me një debat konstruktiv në interes të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, me pjesëmarrje aktive, me pyetje dhe debat të mësimdhënësve në trajtimin e temave të parashtruara që e bënë me të frytshëm. Po ashtu u përshëndet ligjërata informuese e Idrizit dhe e Miftarit.