Kryesia e Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhës Shqipe në Bavari ju drejtohet të gjithë bashkëkombësve, të jeni pjesë e pandashme e projektit, për Shkollën Shqipe, njëkohësisht të bashkuar ta gjejmë rrugën e mundshme për të qenë ky projekt i realizuar dhe i suksesshëm. Projekt, që ka për qëllim të hapë dritën, nëpërmjet gjuhës shqipe, ku për fat të keq sikur ka filluar me të madhe të zbehet gjuha amtare, pra, gjuha shqipe, te fëmijët tanë mërgimtarë.
![](http://uraebashkuar.com/wp-content/uploads/2019/01/image-12-1024x768.png)
KMPGJSH, përpos shumë takimesh dhe bisedave, për shqetësimin e përbashkët që e kemi si mërgatë, ka zhvilluar veprimtarinë e vet, në bazë të nevojës dhe kërkesave të mërgimtarëve shqiptarë, për zhvillimin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe.
Duke u mbështetur në nevojën e domosdoshme shpirtërore e kulturore, ne, KMPGJSH i drejtohemi çdo bashkatdhetari, shoqatave dhe bizneseve që ta ndihmojnë projektin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe nga fakti se, ky projekt pa ndihmën e çdo shqiptari mërgimtar, nuk do të jetë i suksesshëm! Andaj, inkuadrimi i juaj është shpresë e fëmijëve tanë, Shkollës Shqipe në Bavari, që të mos e harrojnë gjuhën, kulturën, atdheun e të parëve,pra, identitetin e tyre.
![Fotografia e Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë - MAShT](https://scontent.fmuc4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/51263760_1095676617302838_9127520130723479552_n.jpg?_nc_cat=108&_nc_ht=scontent.fmuc4-1.fna&oh=4944e136d598702e677d4f1bf9d0a351&oe=5CF41963)
Bashkëkombës të nderuar, kërkojmë nga ju, përpos bashkëpunimit, këshillave, vërejtjeve edhe anën profesionale si udhërrëfyes, që rrugëtimi i hapjeve të klasave në Gjuhën Shqipe të mos zbehet, por të shtohet aty ku ka fëmijë shqiptarë! Sëbashku, të bëhemi promotor të këtij projekti, nga fakti se shkolla shqipe është e drejtë dhe detyrë e të gjithë shqiptarëve, që ta kultivojmë e ta investojmë. Të gjithë të bashkuar në këtë rrugëtim për ta finalizuar projektin në fjalë.
KMPGJSH me shpresë dhe arsye i drejtohet bashkëkombësit mërgimtar, biznesit, shoqatave, që së bashku të jemi në interesin të shkollës shqipe. Gjë që ky vullnet, që dhe është vullnet i gjithë mërgatës shqiptare, do të reflektoj pozitivisht tek çdo mërgimtar, kurse ngrohtësia e gjuhës shqipe do të hynë në shpirtin e çdo nxënësit mërgimtar-shqiptar, po që ne ja ofrojmë shpresën, shkollën shqipe.
Në emër të KMPGJSH-së uroj që kjo thirrje të shkojë tek çdo mërgimtar, që e prek në zemër gjuha e ëmbël, gjuha e bukur e perëndisë, gjuha e atdheut, gjuha më e vjetër, gjuha shqipe!
Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari