Nga Lebit Murtishi
Të më falësh ti Evropë
Të më ndjesh që s’të them nënë,
Ngaqë kurrë nuk më the bir,
Dy mijë vjet në sofrën time,
Bën ahengje me kopilë…
Dy mijë vjet kam ecur vetëm.
Herë zbathur, herë zhveshur,
Dy mijë vjet me sytë e njerkës,
Më ke parë si mish të egër…
Që s’ mu bëre një herë nënë
Po ma thotë Mitrovica
Cila je në të vërtetë,
E thotë mirë At’ Gjergj Fishta…