Nga Arbanë Qeriqi-Gashi
Për gjashtë vite jetë ka arritur të ketë një program tejet të pasur kombëtar, historik, kulturor, informativ. Edhe pse Televizioni Dielli është i ri nga mosha por është i lashtë nga përmbajtja, deri tani ka arritur të realizojë shumë emisione të veçanta por edhe emisione e dokumentare për dëshmorët dhe në këtë segment nuk ka asnjë medium tjetër që mund të arrijë një nivel të tillë realizmi. Po ashtu në këtë televizion për ditë transmetohen emisione që trajtojnë tema të veçanta historike, kulturore, arsimore, e të tjera. Këtë nivel profesional, Televizioni Dielli i ka arritur, falë punës së palodhshme të stafit, i cili punon me entuziazëm e përkushtim…
Televizioni Dielli është i rëndësishëm për të gjitha grup-moshat, pasi emisionet e tij janë ndryshe nga ato të televizioneve të tjera, sidomos për nga përmbajtja. Duhet të shikoni Televizionin Diellin 24 orë dhe do të kuptoni dallimet me televizionet tjera.
Ky medium ka në themelin e vet dy emra dritëdhënës e largpamës të kombit, Bacë Adem Demaçin, i cili për shkak të sëmundjes së tij nuk arriti ta shohë realizimin e projektit, dhe profesor, Ahmet Qeriqin, i cili ka punuar dhe ende punon me zell, edhe në këtë medium.
Për mua, si redaktore dhe folëse është nderë dhe privilegj që jam pjesë e këtij mediumi.
Televizioni Dielli lindi për të bërë epokë, andaj pastë jetë të gjatë e plot të arritura. Suksese të mëtejme në punën fisnike, TV-Dielli.