Televizioni Dielli sot shënon gjashtë -vjetorin e lindjes.

Nga Arbanë Qeriqi-Gashi

Për gjashtë  vite jetë  ka arritur të  ketë  një  program tejet të  pasur kombëtar, historik, kulturor, informativ. Edhe pse Televizioni Dielli është  i ri nga mosha por është i lashtë  nga përmbajtja,  deri tani ka arritur të  realizojë shumë  emisione të veçanta  por edhe emisione e dokumentare për dëshmorët dhe në këtë segment nuk ka asnjë  medium tjetër që mund të  arrijë një  nivel të  tillë realizmi.  Po ashtu në këtë televizion  për ditë transmetohen  emisione që  trajtojnë  tema të veçanta historike, kulturore, arsimore, e të tjera.  Këtë nivel  profesional, Televizioni Dielli i ka arritur, falë  punës së  palodhshme të  stafit,  i cili punon me entuziazëm e përkushtim…

Televizioni Dielli është  i rëndësishëm për të  gjitha grup-moshat, pasi  emisionet e tij janë  ndryshe nga ato  të  televizioneve të  tjera, sidomos për nga përmbajtja.  Duhet të  shikoni Televizionin Diellin 24 orë  dhe do të  kuptoni dallimet me televizionet tjera.

Ky medium ka në  themelin e vet dy emra dritëdhënës e largpamës të  kombit, Bacë  Adem Demaçin, i cili për shkak të sëmundjes së tij nuk arriti ta  shohë realizimin e projektit,  dhe profesor, Ahmet Qeriqin, i cili ka punuar  dhe ende punon me zell, edhe në këtë medium.  

Për mua, si redaktore dhe folëse  është  nderë  dhe privilegj që  jam pjesë  e këtij mediumi.

Televizioni Dielli lindi për të bërë epokë, andaj pastë jetë të gjatë e plot të arritura. Suksese të  mëtejme në  punën fisnike, TV-Dielli.