TELI I LAHUTËS

Fotografia e Sahit Shala
Sahit Shala

Tufë Poezi nga Sahit Shala

Shqipja dhe Shqiponja
(Për fëmijë)

Unë jam Shqipja ,kjo është Shqiponja
Unë Shqipëria ,kjo Kosova
Ne gjithnjë shumë jemi dashtë
Por s’na lenin me u bë bashkë!

Por ne kem dhe motra tjera,
qe jetojnë në disa treva.
Do tua them një gjë te madhe.
Ne te gjitha, jem SHQIPTARE!

Por e dini çka thanë nëna?
Se shumë shpejt, ne bashkë do jena
Disa motra jemi tash,
por do behem, t’gjitha bashkë.
Kush s’na ndalë në rrugë te mbarë,
me u bë bashkë, n’bashkim kombtarë.

TELI I LAHUTËS
(Ripostim me shkas!)

Ka shumë vite, që s’jam dridhur
Mbi oxhak, me kokën zvarrë
Grumbuj ndjenjash, seç m ‚janë lidhur
Dua t’i lëshoj jashtë për të dalë

Që në kohë të Kastriotit
me ka dalë zëri në kupë
Asnjëherë nuk m’u dridh teli
Njëqind vjet mësuar në luftë

I këndova golgotës shqiptare
Që nga vitet e trembëdhjeta
Këngë kreshnike, shumë krenare
Veç me to m’ ka shkuar jeta

Ka do vite që rri zvarrë
Ndihem keq e për trishtim
Pse ky popull kaq krenar
Më la vetëm, pa gëzim

Sot po flas me zë t’ përdridhur
Seç jam mbushur, gati të plas
Mbi oxhak, në një fjongë lidhur
Asnjëherë s’e kisha dashtë

Merrmë në dorë, o bir i shqipes
Unë t’l’shoj zë e ti piskamë
T’i bashkojmë k’ta zëra t’hidhur
Se jam mbushur, sa më s’ka

Kush m’i ndau trojet në treva
Ku nuk bën shqipja folenë
Bujanovci e Presheva
Na kanë mbetur me tjetër dhé

Për Medvegjën më plas malli
Veç t’ dëgjoj, se le për t’pa’
Shpesh në flakë e kalli djalli
Që me t’butë ma quajkan shkja

Mblidhuni, djem n ‚uratë të Zotit
Që kem pasur në fis e farë
Për pa u shuar stina e moti
T’lidhemi fort n’Bashkim Kombëtar

Kur mendoj për Çamërinë
Gati jam të shpërthej n ‚vaj
Por s’mundem ta lodh burrninë
E ta zbeh,vlerën e sajë

Më merr n ‚dorë e nisja këngës
S’mund t ’ndalem për shumë mot
T’i bashkojmë trojet gjyshnore
N’gaz të shkrihemi e kurrë më n ‚lot

MOSNI!!!

Mos na i prish ëndrrat gjyshërore,
Që i ruajtëm nëpër breza
Se për Tokën Arbërore,
do ju shajnë nipër e mbesa!

Cep me cep atdheut
mbarë
I kem punët si është
me keq
Per ata trima qe dhamë
Nuk del djall te na marri vesh!

Se do t’behem kështu një ditë
Kurrë s’kem dashtë me e besue
Tuj njollos shqiponjën n’shtizë
Kombin marë tuj e shëmtue

DO TË VIJ

Si në përrallë, përmbi valë deti
Mbi petale ‚do të sjellë vesë
Ré pa shi, më mbajnë mbi veti
Më kanë dhënë fjalë edhe besë

Luta hënën për shumë vjet
Le të marrë dhe ujin e detit
Ta përdorë si ngjyrë për penë
Plot fjalë zemre m ‚vijnë prej vetit

Sa shumë lule e manushaqe
Gjithandej, t‟i bëj kurorë
Mbledh në kodra, fusha, male,
Tufë më tufë t‟i sjellë në dorë

Kësaj dashnije i falë krahë Zoti
E bën t‟ sillet n ‚fluturim
Gaz e shpresë le t’i mbledhë loti
Jo për t‘ keqe, por për gëzim!

NA ISHE ËNDËRR
(Shqipërisë)

Na ishe ëndërr,
sa mall për të pare,
Shpërthenim në vaj, një fjalë për ta ndie
Nga valë e radios, kur vinte ai zë,
Ish zëri i nënës,
ai zë Shqipërie!

Goca e çuna, ç‟na rrihte zemra,
Kur baba a gjyshi fliste për ty.
Ata i nxirrnin më të bukurit emra,
Gjithë duke folë, për ty, Shqipëri!

Një ditë n‘ lartësi ikte një zog,
Unë po e shihja
me shumë lakmi,
Jo pse fluturonte, s‟e doja dot,
Por se mund
t ‚vinte atje tek ty!

Tash edhe pas kaq shumë vitesh,
T‟ shoh me atë shpirtin,
që shumë dënesë,
Prisnim si zogu
agun e dritës,
Për t‟ ardhë tek ty një ditë me shpresë!

Lum që u hap ai kafaz- shkreti!
Na ikën brezat,
këtë ditë, duke pritë
Unë mezi e prita këtë ditë për veti,
Ma ruani qejfin,
të vijë ndoj ditë!

Ma ruaj Shqipërinë
e ma lavdëro,
Ashtu si këndoi Fishta e Naimi,
Atë vetë Zoti
seç ma bekoi,
Pa, le të vdes,
kur t‘ vijë- BASHKIMI!