Sot nga foltorja e Kuvend të Shqipërisë Kryeministri Edi Rama shpjegoi para deputetëve për deklaratën dhënë gazetarit të gazetës prestigjozen britanike “The Financial Times” Marton Dunai, i cili kishte lëshuar një lapsus se veriu është “no man’s land (tokë e askujt)”, që qëllimisht u shfrytëzua nga eksponentët politikë, të Tiranës dhe Prishtinës.
Për këtë lapsus ditë më parë edhe gazetari i FT ka sqaruar se Rama ka thënë: “Kosova është një pikë e nxehtë”, tha Rama. Me kalimin e viteve “[Veriu i Kosovës] është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”.
Në fjalimin e tij Rama tha: “Nuk kam shpresë se do të ma lehtësojë akuzën për tradhtar përderisa edhe një lapsus Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës time të dhënë në telefon, kishte harruar fjalën ‘veri’ përpara fjalës “Kosovë”, e cila u korrigjua menjëherë bashkë me ndjesën publike të gazetarit britanik, unë e kategorizoj veriun e Kosovës me shprehjen angleze ‘non man’s land’. Pse nuk qenka kur aty lulëzojnë aktivitete kriminale? Kur nuk ka asnjë kontroll dhe asnjë mundësi të parashikosh se çfarë vjen nesër. Çfarë ishte Lazarati, no man’s land. Shumë e thjeshtë. U nxjerr nga një kontekst, u keq shfrytëzua me një epsh të posaçëm nga të gjithë sazexhinjtë dogmatikë, nga kalemxhinjtë e Prishtinës dhe Tiranës, përfshirë dhe të planetit non grata që e futën me vrap si provë në dosjen e aktakuzës të shërbimit tim ndaj Beogradit. Dihet shumë mirë, atyre që propagandojnë akt akuzën ndaj meje si agjent i Beogradit nuk u intereson fare as përgjigja ime, as debati i shëndetshëm demokratik por vetëm ushqimi i sherrit, mbajtja ndezur e konfliktit, shfrytëzimi dhe jo prerja e thonjve në krizës në veri të Kosovës. ato thonj juve ju interesojnë dhe kjo është sot tragjedia e Kosovës”.
Gjatë fjalimit të tij shtoj më tej: “Për cilën arsye në botë më tregoni se ajo që kam kuptuar nga gjithë kjo histori është se nuk jam aq i mençur sa të gjithë këta që e shikojnë ndryshe këtë histori, por ju lutem ma tregoni edhe mua. Pse duhen harxhuar kaq shumë energji, kohë dhe kreditë ndërkombëtare të Kosovës në një rrugë kaq zhgënjyese si për rezultatet reale të dialogut ashtu edhe për vetë aleatët e Kosovës ndërkohë që problemi i vërtetë është që sovraniteti shtetëror i Kosovës mund të lëndohet prek kësaj rruge. Problemi nuk është lëndimi imagjinar i sovranitetit nga rritja e konsiderueshme e KFOR dhe vënia nën kontrollon real të atij territori, ku çdo ditë mund të lindë një telash i ri anti-shtet për republikën e Kosovës”
Rama më nj emocion foli edhe për takimin e Klinktonit kur ishte në shqipëri dhe nxori një thënie të tij, ku thotë: “Kur Klinton erdhi në Tiranë më tha; thuaju miqve të mi të mos e humbasin shansin e madh plani franko-gjerman. Tregoju si e humbi Jaser Arafat mundësinë e paqes kur e kishte mbi tavolinën e zyrën ovalem dokumentin e marrëveshjes më të mirë për zgjidhjen përfundimtare të atij konflikti, pak javë para se të dilja nga shtëpia e bardhë , izraelitët thanë po edhe palestinezët thanë po. Të nesërmen Jarafat më merr në telefon dhe më thotë që ju keni bërë atë që është më e mira në botë, por unë nuk e firmos dot i thashë a e kupton dot se çfarë po bën dhe shansi që kjo mundësi të vijë prapë është zero përgjigjja e tij e di, por nuk e firmos dot. Kanë kaluar 23 vjet nga ai moment historik dhe Palestina është më larg se kurrë nga kjo marrëveshje”.
Më tej shtoi Rama: “Sa herë rikthehen akuzat ndaj meje si vëllau i Vuçiçit, kthehen edhe ato për Europën, duke e cilësuar si kuçkë e vjetër që na ka lënë në baltë gjithnjë…. Këtyre thirrjesh u shtuan edhe piskamat për sovranitetin e shtuat të atyre pasi unë thashë që NATO të marrë në kontroll kufirin.
E ngatërrojnë siç e ngatërroi parafolësi me diçka tjetër, unë këtu flas për përgjegjësinë absolute për ta mbajtur nën kontroll kufirin gjë që policia e Kosovës nuk e bën dot objektivisht. Ndërkohë që këtë e thonë edhe drejtuesit e lartë, sepse nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar. Por ja që si gjithnjë, edhe kur unë them të njëjtën gjë, për plot të armatosur në Facebook sa andej e këtej jam po aq Esad Pashë sa edhe kur nuk them të njëjtën gjë për Beogradin. Kjo mua më siguron se kam thënë gjënë e duhur”.
Po ashtu në seancën e sotme në Parlament, ndër të tjera Rama tha: “Unë presidentin e Serbisë nuk e kam zgjedhur dhe as e kemi zgjedhur ne shqiptarët. Nuk besoj se po t”i drejtojmë ndonjë ankesë ne ai do largojë serbët që aty. Ne jemi këtu, ata aty, e ardhmja është këtu dhe ç’kemi bërë në të shkuarën e dimë. Prandaj Presidentin serb e kam takuar dhe do e takoj sa herë ta shoh të nevojshme sepse kështu i shërbej interesit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Serbia e ka humbur luftën ndaj Kosovës dhe Shqipëria duhet të luajë një rol si pjesë e Evropës në Ballkan. Kosova duhet të ulet krah për krah me Shqipërinë në OKB. Këto po bën asgjë po bën, kush se kupton dot do e kuptojë për nesër”.
E hidhur është baltosja ndaj atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe më tej shton Rama :
Ndërsa “E vërteta më e hidhur është që kjo tollovi germash shqip në lumenjtë e marrëzive të thëna dhe të shkruara nga të dyja anët, gjaku i dëshmorëve të Kosovës, nga ai i komandantit legjendar tek ai i efektivit të policisë, përzihet me vrerin e inateve politike provinciale dhe shpërndahet në rrjete sociale me video të porositura për të diskretituar Thaçin, Veselin, Haradinajn, Isa Mustafën…nuk më bën dëm mua. Kjo është e vërteta më e hidhur. Na bën dëm ne, i bën dëm dinjitetit të Kosovës, marrëdhënies së Kosovës. I bën dëm procesit të shtet njohjes përfundimtare të Kosovës”, u shpreh Rama. Nga Ura e Bashkuar (marrë nga Mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë).