Nga Zekerija Idrizi
“Nënë imja e dashur Terezë, ne që të dytë kemi një gjak, një gjuhë, një komb e një atdhe pellazgo-iliro-arbëror. Për më tepër, dytë konçidencialisht kemi lindur në një qytet, në Shkupin pitoresk – këtë Kryeqendër të Dardanisë antike, këtë zemër të Gadishullit Iliric. Unë mysliman, ti e krishterë, por, parasëgjithash e mbi të gjitha, dytë jemi NJERËZ dhe SHQIPTARË.
Për më tepër, jemi qenie më të përsosura në rruzullin tokësor, meqë Perëndia na krijoi në shembëlltyrën e Tij, me frymën e vet. Vlera jonë substanciale e kulminante në besim: dyt jemi dashnorë të flaktë në Zotin. E, ne, pikërisht në shkallën kulminante të një këso dashurie ideale, që shpërfaq mrekullueshëm shndërrimin tonë nga homo sapiens në homo spiritualis, shkrihemi e bëhemi njësh me Të, i qofshim falë. Në këtë stad, të transcendencës së plotë primordiale, mandej, treten të gjitha barrierat, klishétë e shabllonet e konvencionalizmave rigjidë e të akullt racorë, etnikë, religjiozë, provincialë etj…Do të thotë, pikërisht këtu zhbëhet e pushon së ekzistuari ajo vijëza ndarëse fetare mes nesh, ai demarkacioni konvencional: “unë mysliman e ti katolike e krishterë….
Oj Nënë, në shkëndijat e zjarrta të Dashurisë Hyjnore digjen të gjitha fanatizmat, shpirtngushtësitë, radikalizmat e fundamentalizmat pseudo-religjiozë!…
NE, SI VARFANJAKË (Fjala “varfanjak” ka kuptim më të thellë në misticizmat religjiozë nga ç’e kuptojmë rëndomë) JEMI VETËM BARINJ PËR T’JU SHPËRBYER FAMILJEVE, FAREFISIT DHE NJERËZVE NË BOTË, kjo sepse puna jonë baritore-shërbestare është një ligj dialektik hyjnor për ne, fatalizëm apologjetik dhe, mbi të gjitha, MISION yni TEOZOFIK …
(Pjesëz nga libri im i botuar “BISEDË SHPIRTËRORE ME SHËN NËNËN TEREZË”, SHB “ProkultPress”, 2020, Prishtinë)