Shkruan: Mustafë Krasniqi

Ti, pse…?
Ti, pse…?
u poshtërove, u zhveshe
pranë profesoreshës
lakuriq, kundër plisit
turpi mbi fytyrën tënde.
I jargosur, u përkule,
te këmbët e saj
dhe rrëshqite në mëkate.
Ajo, me fustanin e shqyer,
me sytë kokën korbit,
qejfli të bëri,
dhe ti, pa nder, pa brekë ishe.
Pse ti….?
Ma fyeve ushtarin tim,
ma shave gjakun
m’i the i droguar
bandit e çka jo tjetër.
Fal atij gjaku,
të ushtarit tim,
sot maje kulle rrin, ti…
I hedh faj profesoreshës
fustan shqyerjes kobzezës
me lakurqsinë tënde
dot nuk ia hedhë plisit.
Ik ti… ik,
ik sa s’ të ka zënë mallkimi,
gjaku i ushtarit tim!