Zgjedhja e Kryesisë së re e Besa Foundation e.v

Njoftim për Shtyp
Zgjedhja e Kryesisë së re të Besa Foundation
Friedberg, 02.02.2025
– Besa Foundation ka zhvilluar një proces transparent dhe demokratik për zgjedhjen e kryesisë së saj të re.
Votimi i fshehtë, i realizuar në përputhje me të gjitha rregulloret statutore, rezultoi me këtë përbërje të re të kryesisë:

Kryetar i parë: Etem Meta
• Kryetare e dytë Fatbardha Nikçi
(përgjegjëse për rininë):
• Arkëtar: Arben Lumi
• zv. Nënkryetar i parë: Rexhep Nikçi
• zv. Nënkryetar i dytë: Ilir Seferi
(Drejtor për sistemin dual)
Anëtarë të kryesisë:
Aulanda Sumaj,
Naser Syla,
Zeqir Sumaj

Besa Foundation është e përkushtuar në promovimin e arsimit, kulturës dhe angazhimit social.
Kryesia e re do të vazhdojë punën e deritanishme me përkushtim dhe do të sjellë ide të reja për të forcuar misionin e fondacionit.
“Kemi besim të plotë se, me mbështetjen e anëtarëve tanë dhe komunitetit, do të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të mbështesim iniciativat që ndihmojnë rininë në zhvillimin e tyre profesional dhe personal,” u shpreh kryetari i ri, Etem Meta.
Kryetari i deritanishëm Ilir Seferi do te kujdeset për zbatimin e sistemit dual dhe transferin nëKosovë.
Mesimi plotësues shqip do të jetë gjithashtu prioritet te cilin do të zgjerojmë dhe ne Baden-Württemberg dhe Berlin ku tanimë kemi anëtar.
Besa Foundation mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të solidaritetit dhe bashkëpunimit, duke kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e komunitetit tonë.