Mustafë Krasniqi – MË LENI TË QAJ SHQIP

Përmbledhja poetike nga Mustafë Kasniqi

E PËRULUR BOTA

 (Nënë tereza)

E butë si era
n’shpirt e ngrohtë
vadiste lule
të mos thahen
në kalkutë.

Shputat baltë n’ikje
bijë e shqipes ishte
Gonxhe e thërriste
dhe vet dielli.

E brumosur n’mëshirim
le të frymojë paqja
në shpirtrat e mirë
urtësinë e njerëzimit tha.

Pas ikjes n’amshim
shndrit Gonxhja
e përulur bota…
n’rrezet e saj rri.

HIJET N’GREHULLA

N’grehulla,
Përplasen,
pëllumbat pa krahë
dhe n’hije vdesin.

Ata…
vrasin motin
shqyhen përrenjve
të gjakosur.

Për dhimbje
mbetur jetim
janë….

Kush më…
nuk thërret motin,
kali sojli n’selishtë
litarin tërthurë e ka.

Sot e asaj dite
pëllumbat rrinë
krahthyer n’gjak.

Oxhaqet e rrënuara
thërrasin kalin sojli
në selishtën e vrapit.

Dhimbshëm luten lulet
Të rikthehet moti….

MË LENI TË QAJ SHQIP

Në kryq stërkala zjarri
Kohën… qëlluan në mbytje
thyerje në themel deshën
fisin tim, pellazgjishten.

Bubullimat çartën motin
shponin qiellin e mrrolur
për t’ia vrarë ngjyrat ylberit.

shtatzënën çuan në thertore.

I fismi në kryq
I humbur
n’rrugë pa shenja
pa semafor.

Nëna dënesi
mbytur n’harresë,
për të fundmen herë, tha:
mësonjëtoren mos ma thani
më leni të qaj shqip.

Atëherë
Krenajë pëlciti
nga thikat n’palcë
grehullat e rrugës u dogjën.

Ju…
këngën që bëni shqip
në tokën e Pirros
putheni manastirin,
tempullin e diturisë.

Longari zuri kohën e princit

Shqip t‘i kthehemi
Këngës së shkronjave.

MOS MA HARRONI BACËN

Nuk mbeta në kryq
Kryeneç harrova qiellit
dritës i fala rrezen time
Ju të ngroheni, në liri.

Ata… më vodhën nga frika
Për të shuar udhën e dritës
Rrezja ime u shumua
Në agim, hijet e natës u çmendën.

Rrezja e bacës jam ore…
Nga ai u shumua drita
Juve po u ngroh liria.

Mos ma harroni bacën …
Se me ju hidhërohen rrezet…
Peshë vardiset gjaku
Zëshëm në tërë etninë.

Mos ma harroni bacën…
Porosi keni nga unë….

ZGJOHU GJERGJI YNË

I shihni këta shkëmbinj
Të ndarë e të thepisur
Në mes, shekujve të ikur
Me plagë dhimbje kafshimi
Nga gjarpri jo i shenjtërimit
Po, ai i mjerimit sllav, turk e grek janë.

Në mes këtyre brigjeve
Kam dashuruar, puthur me afsh
Kam ngritur gjakun peshë
Jam therur, gjakosur
Buzët më janë tharë
Për qumësht zane…..

Sa herë kam thirrur nënën
Dhimbjet kur më kapnin
Motra e strukur në një qosh
Nga thimthi i gjarprit të prishur
Ma digjte shpirtin e lodhur
Të isha Gjergj Elez Alia
Thosha edhe në këtë kohë.

Motër Iliridë, moj çupërroshe
E ti moj Çamja më e madhja
Dhimbjet sikur nuk ju pushojnë
E thërrisni nënën, motrën Dardane
Me zë fshehur, dhimbje, lot gurrë
Kurrë sikur nuk pushoni nga dhimbjet.

Edhe sot në kullën prej guri e druri
Gjysmëhëna vije re e zezë
Po rikthehet fantazma
Zgjohu Gjergji ynë
Me shqipen dy krenare.

NËNËLOKJA E MEKUR

Në heshtje
Na kafshon koha
Rrezet i lëndojmë
Ikjet po na shterrojnë
Djepin e kullës së vjetër!
Në heshtje
Po e vrasim bukurin
Virgjëresha në etje po mbetet
Kalorësi ka humbur rrugë
Më kur do të kthehet?
Loja e fëmijëve po fiket
Thyhet kënga, buzëqeshja
Nëpër rrugët e larta
Dallëndyshet e dheut tim!
Lulet e bardha,
Në ditën e parë në livadhet e thata
marrin plagët dhimbjen
foshnjat mungojnë në kullën time!
Nënëlokja e mekur
Me rrudhat e shekujve
Në kohën e zbrazur
Pret në pritje
Djepat t’i përkund.

Bilbilat e mëngjesit
Shurdhët rrinë
Pëllumbat përgjaken
Në oborrin përplot ferra
Nënëlokja me duar
të rrudhosura
Lutet t’i kthehet shpresa!

NË FOTOGRAFI….

Përball kornizës
shikimi në mbytje
shpesh i mbërthyer
ta kap zërin tënd
të përplasur në humor.

Motërz…
nga lot e derdhur krua
shikimi më thyhet
sikur edhe yjet
qajnë me mua.

Koha e ikur më ngacmon
përplasëm në një qosh
si fëmijë dënesem
malli më ligështon.

Hapur në fotografi
mbrëmjeve në heshtje
flas me yjet e qiellit
për ty….,
e bukur, engjëllushë.

Nëpër hije agimi
Apo në muzgun e vonë
Nis lutjet për në qiell
mëshirimin tuaj në parajsë.

Po ik koha, pa ty….
Qeshja po na mungon
Heshtjen po e thyem
Me humorin tuaj
Të plasur në gaz e vaj.

Me siguri motërz
Nga qielli na dëgjo

Dhoma 4

(vdekja e motrës)

Më thanë se ka ardhur
Bashkë me rrezet e mëngjesit
Fshehurazi, për dritare ka hy,
Kush s’e pa, e s’e diti pse erdhi…

Tinëzisht hyri në dhomën 4
Aty, ku rrinte jeta për buzëqeshje
Në luftë për të kaluar kufirin
Për në amshim, a në rrezejete?

Lija, rrinte në dyshekun e vjetër
Ne, luteshim për shpirtin e saj
Me lot fshehur thoshim:
Vdiq një plakë në dhomën tjetër.

E, në dhomën 4, luftë me shpresën
Pranë motrës, Li, prisnim shërimin,
Buzëqeshja të rikthehet në lojë gëzimi
Kjo…, na mashtroi, papritur na pikëlloi.

Bluzëbardhët harruan kohën
E re, e njomë për të ikur nga kjo botë
Sytë palë, gojën e mbylli vet
N’heshtje tha: Po shkoj…, lamtumir

Në rrugën për në amshim, e vetmuar u nis
Me vete mori mantelin e bardhë
Homazhe i bënë, e kush jo.
Kortezhe i gjatë, për shpirtin e saj.

Te koka, në drurin e shkruar,
I rrinte bukur emri i saj