Nga Mexhit Prenci
“Ne letra si në jetë, mund te thuhet se janë dy mënyra gjykimesh: Gjykimi i shkurtër e i prerë, i pampshtetur në asyera dhe gjykimi i gaditur me deftime e me shpikje e i sjelle si një rrjedhë e pritur … jo i hedhur si një urdhër mizori… Kur del nje nje njeri e me thote se aksh libër është “fort i bukur” apo jo i bukur, mund të ketë të drejtë, por unë nuk jam i.detyruar t’i zë besë fjalës së tija. Edhe një çaush a dragat, mund të pres me hanxharë gjykime të tilla” FAIK KONICA.
Kritiku profesinist modern është i orientuar dhe vetëdijësur për pluraralizmin e veprës artistike, madje edhe për pluralizmin e leximit e të gjykimit të saj, siç do të thoshte kritiku i shquar modern Ibrahim Rugova në librin “Refuzimi estetik”. Sipas meje kjo është një qasja e duhur për të gjykuar,vlerësuar dhe rivlerësuar jo vetëm librin e ndaluar të kohës pa liri të socializmit, por edhe të veprave të shkruara dekadat e fundit..
Lexo edhe : Çfarë mbeti nga paradokset e një komisioni për mbetjet?
“Njeriu krijues do të thoshte Francesco De Sanktis, rrëmbyer nga rrjedha e mendimeve, zhvendoset në një botë tjetër, më të lartë se ajo e pesë shqisave, ndërsa në gjendjen e natyrës është nën sundimin e tyre si gjithë qeniet e tjera dhe paraqet anën e tij komike”. Këto mendime të kritikut me famë botërorë, janë me vlera universale, të dobishme edhe per realitetin e sotën ketu tek ne si për kritiket, estetët dhe studjuesit ashtu edhe për autorët e veprave artistike & për lexuesit
Mjerisht ca njerëz të letrave, delirante, do kokra akademikësh të sklerozuar, ca gazetarë dhe shkrimtarë mediokër, gjykojnë veprat dhe kryeveprat e Ismail Kadaresë me faktorë jashtëkritikë dhe jashtestetikë, duke identifikuar veprën artsitike me realitetin real historik dhe jetësor. Kështu ata, bëhën objekt të komikes, për shkak të paaftësisë, mosnjohjes së vetvetes, por edhe të ligësisë kur i gjykojnë veprat jo me kritere artistike, estetike dhe mesazhore. Madje bëhen dy herë komikë kur si kritizerë dogmatikë, ngulin këmbë se kështu siç them unë është e verteta… Kësisoj promovojnë paditurinë e tyre në gjykim e në të njëjtën kohë, paraqesin modelin e shëmtuar, si nuk duhet bërë kritika.
Theksoj se vepra artistike nuk është realitet, por fikshën, Ajo krijohet nga fantazia e arsyeshme e autorit si refliktim i realitetit, që shndërrohet në realitet artistik. Nëse veprat dhe kryeveprat e autoëve, kritiku, studjesi apo lexuxuesi i apasionua e konsiderojnë fantazinë e autorit realitet dhe personazhet, tipat e karakteret, ngjarjet, rretanat, situatat, episodet, detajet, objektet dhe faktorët e jashtëm, kjo sipas meje është padituri, fantazi e paarsyeshme. Francisko Goja do të thoshte: Fantazia e paarsyeshme pjell perbindshe, e lidhur me arsyen është mëma e dijes dhe mrekulllia e artit. Ai-Ajo, Ata-Ato, nuk arrijnë të kuptojë, se e bukura artistike e ka folenë në botën shpirtërore të shkrimtarit me vlera lartësore, sic janë veprat e Isamil Kadaresë.
Vepra e kryeveprat e tij konkurojnë me veprat e autorëve të shquar të letrësisë botërore. Sado të pështyjnë xhuxhmaxhët letrarë, cmirëzinjtë, psikopatët, perversët e monstra të tjerë, peshtyma dhe balta e zezë, bie mbi fytyrat e tyre. Arti i Kdaresë është i mbrujtur me frymën dhe gjakun e tij prej shqiptari të madh. E bukura ndodhet në shpirtin dhe mendjen e tij, prej talentit si dhuratë e Perëndisë.
At Gjergj Fishta do të thoshte: “E bukura në objektet e jashtme nuk mund të jetë objekt i artit të vërtetë, sepse artisti tue riprodhue, nuk krijon, por thjeshtë kopjon, gja që, nuk asht art. Nëse Leopardi me kangën e famshme të gjineshtrës, do të kishte përshkruar si botanik këngën e gjinjeshtrës e jo përshtypjet marrë prej saj, kush do ta lexonte kangën e saj? Pra, shkrimtari duhet të paraqes shpirtin e tij në shkrim, gja që nuk bahet, nëse nuk i riprodhojmë nëpërmjet mendimeve objetet, jo si ndodhi në botën e jashtme, por si paraqiten në shpirtin tonë ku vetëm aty ka ndenjen e bukura artistike”.
Lexo edhe : Rrjedhin të dhënat e llogarive bankare të 30 mijë klientëve të bankës Credit Suisse, mes tyre trafikantë dhe politikanë të korruptuar
Kjo estetikë është e vlertë edhe për realitetin e sotëm letrar dhe artistik: si duhet shkruar një vepër artistike, por edhe si duhet lexuar dhe analizuar ajo, që buron nga shpirti dhe mendja e krijuesit, si reflektim i botës reale.
Qasja e gabuar e leximit dhe gjykimit te veprës artsitike, si realitet real është aplikuar edhe në rrafshin e dramaturgjisë sonë kombëtare.Tipike është drama “Partizani pa emër”e Fatos Arapit. Kritika shërbetore besnike e partishmërisë komuniste, po edhe në këto dy dekada të zhgenjimiit me demokrcine, e lexojnë dhe gjykojnë këtë vepër artistike dhe personazhet fikshën të saj, sipas qasjes së gabuar që analzova me sipër. Protagonisti i veprës artistiike personalizohet me të vëllain e autorit, dhe ngjarjet lexohen si realitet real.
Drama “Partizani pa emër” e Arapit, nuk është dramë dokumentare as nga përmbajtja, subekti, ngjarjet e personazhet dhe protagonisti i saj. Përkundrazi është vepër artistike fikshën. –r eflektim i realitetit te LANC. Vrasja e Partizanit pa emër nga shokët, madje edhe duke hedhur valle, duke kënduar këngë e ngritur dolli pas vrasjes së tij, është një nga ndodhitë e shumta të vërteta, të hidhura e tragjike që kanë ndodhur shpesh; me patizanë e parizane që jane pushkatuar e vrarë mizorisht nga udhëheqësit terroristë gjatë LANC. Akuzat se protagonisti i dramës është vëllai i autori, janë alibiste. Dramaturgu ri i shquar Arapi ka pohuar më shumë se njëherë që, Partizani pa emër ka disa tipare të Vllasit, por nuk është Vllasi. Vetë titulli i dramës promovon këtë të vërtetë. Ky realitet historik është mishëruar artitikisht, siç do të thoshin Velek dhe Uroen, teoricien amerikanë të letërsisë dhe artit.
Të gjykosh një vepër artistike, me kritere të verpës dokumentare, do të thotë se je i paditur për te gjykuar një vepër artistkike të letërsisë apo të dramaturgjisë. Në dramën dokumentre kritiku analizon dhe gjykon për vërtetësinë e personazhit real, për vërtetësinë historike dhe jetësore të subjektit, ngjarjeve fakteve, pa shtrembëruar atë që është substanciale dhe e vërtetë. Ketu fantazia dhe imagjinata janë në funksion të artitikes dhe estetikes, për ta shprehur më bukur përmbajtjen dhe portretin e personazheve dhe ngjarjeve reale. Ndërsa vepra artistike si theksova më sipër është fikshën dhe si etillë analizohet dhe vlerësohet.
KONKLUZË: Mjegullnaja e terrtë në leximin dhe gjykimin e veprës artsitike si realitet real, është një qasje e gabuar: nga paaftësia e kritikut, nga cmira e të ligut, nga ata që nuk e njohin veten dhe krijojnë një mekanizëm sureal në kokat e tyre, të cilin e besojnë si realitet Dhe përdorin fjalën “absoutisht” pa kuptim siç ndodh sot ne ligjeratat e njerëzve në situata të ndryshme dhe në debatetet e analilstëve. Një kategori tipash të tjerë, nga paaftësia për t’u divorcuar me të shkuarën kur mbretëronte realizmi socialist, akoma edhe sot gjykojnë me faktorë jashtëletrarë: Mungesa e kritikëve të rinj është përgjegjësi e universiteteve dhe Ministrisë së Kulturës e te Ministrisë së Arsimit që nuk e kanë vënë ujët në zjarr për për përgaditjen e kritikëve të rinj në universitetet më presticioze te Europës dhe Amerikes. Në tërësi problemet e artit dhe të kultuës shihen me syrin e njerkës.