Nga Demir Reshiti
Doli nga shtypi libri i autores Drita Shala Çunaku i titulluar “Tre brezat e Bislim Bajgores në kolonën e udhës së djegur”.
Drita Shala-Çunaku frymëzimin për prozën e vet e ka gjetur në ngjarjet e luftës, përkatësisht deportimit të popullatës shqiptare, që u bë me dhunë nga forcat serbe. Këtë e dëshmon në përshkrimin që i bën udhëtimit të rëndë me plot sakrifica që nga Mitrovica e deri në Kukës. Në qendër të kësaj proze në formë ditari është djali Arti, të cilin autorja e ngritë në shkallë të lartë në krahasim me personazhet tjera. Kësaj here, autorja bën një përshkrim tepër të dhembshëm, ku flet për rrugëtimin e dhjetëra, qindra familjeve, fut elemente të ndryshme që kanë të bëjnë me mundimet e tyre, vuajtjet dhe sakrificën e të gjithë atyre që ndihmuan këta “udhëtarë biblikë”, për t’i shpëtuar shkatërrimit të tyre gjatë krajatave që përjetuan ata…
Botues:
Sh.B. “Thesari”, Prishtinë
Redaktor:
Demir Reshiti
Recensentë:
I. Prokshi&T.Duraku
Lektor:
Fatmir Aliu
Ballina:
Kujtim Demiri
Përgatitja teknike:
Venera Alshiqi
Shtypi:
Lena Graphics Design, Prishtinë
Autores i urojmë suksese të reja në krijimtarinë artistike dhe nga pena e saj presim botime të tjera.