Ditën e djeshme nisi punimet Seminari i XVI mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, i cili organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës. Ky seminar përgjatë 4 ditëve do të zhvillohet në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.
Fillimisht, pjesëmarrësit u mirëpritën me një program kulturor-artistik nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, Vlorë dhe hapja e seminarit u bë nga z. Adem Shala, mësues nga diaspora. Hapjen e këtij seminari e përshëndetën me fjalën e tyre: Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi; Ministrja e Arsimit, Teknologjisë, Shkencës dhe Inovacionit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci; Kryetari i Nënkomisionit Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin, z. Lavdrim Krashi, përfaqësuesi i Bashkisë Vlorë, z. Ermal Dredha dhe kryetarët e Grupit të Përbashkët për Organizimin e Seminarit të XVI.
Hapja e bë nga z. Adem Shala, mësues i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Gjermani. Në fjalën e tij z. Shala falënderoi të gjithë mësuesit për pjesëmarrjen, menaxhimin dhe u shpreh se ky seminar ndër të tjera do të shërbejë do të shkëmbehen ide të reja për mësimdhënien.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi, në fjalën e saj falënderoi në mënyrë të veçantë mësuesit për përkushtimin, sakrificën që tregojnë për t’i mësuar fëmijëve në diasporë gjuhën shqipe. Znj. Kushi theksoi se misioni ynë i përbashkët është t’i bëjmë fëmijët ta thonë me zë të lartë që janë shqiptarë. Kosova dhe Shqipëria kanë shumë projekte të përbashkëta, po vijon puna me përgatitjen e tekstit të përbashkët Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare, niveli II. Znj. Kushi e mbylli fjalën e saj me një falënderim të veçantë për ministren e Arsimi të Kosovës, znj. Nagavci, Qendra e Botimeve për Diasporën e cila në shtator do të nisë projektin e shkollës verore fillimisht me nxënësit dhe mësuesit e Greqisë, si dhe Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) për organziimin e Seminarit.
“Falëminderit të gjithëve që jemi bashkë sot. Organizimi i mësimit shqip në mërgatë ka filluar që në vitet ‘70 në forma që fillimisht kanë lindur nga nevoja dhe fatmirësisht vit pas viti ka filluar të marrë mbështetje shtetërore. Falëndeoj z. Gashi për kontributin që i ka dhënë dhe që ka bërë të mundur të jetë i suksesshëm ky seminar ndër vite. Kontributi i mësuese ka ndikuar në rritjen e cilësisë së tekstit gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveli I dhe në nivelin II për të cilin po vijon puna. Sot të gjitha gjuhët po përballen me probleme të mëdha, dhe ky është një arsye që ne të bëjmë më të mirën për fëmijët tanë. Në përfundim të fjalës së saj, znj. Nagavci falënderoi grupet organizuese të dy vendeve për punën e bërë deri tani.
Kryetari i Nënkomisionit Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin, z. Lavdrim Krashi, në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë për hartimin e marrëveshjeve të dy vendve të ndërsjella mes Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve pritëse me qëllim që mësuesit në diapsorë te gëzojnë statusin e plotë dhe të mësimi i gjuhës shqipe në diasporë të ketë një organizim sa më të madh të insitucioneve arsimore në vendet pritëse.
Hapja e seminarit u përshëndet edhe nga kryetari i bashkisë së qytetit të Vlorës, z. Ermal Dredha, i cili falënderoi ministritë e dy vendeve për punën e bërë dhe i uroi suksese punimeve të Seminarit.
Seanca plenare u moderua nga znj. Anila Ferizaj, nënkryetare e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për tekstet mësimore (MAS) dhe znj. Shqipe Gashi-Ramadani, Zyrtare e Lartë për Planprograme dhe Tekste Shkollore (MASHTI).
Në fund, të pranishmit morën pjesë në panairin “Arte dhe zeje”, të organizuar nga nxënësit e shkollave të Vlorës.
Në përfundim të ditës së parë të seminarit Qendra e Botimeve për Diasporën shpërndau disa prej botimeve të saj dygjuhëshe për fëmijë, si dhe materiale të tjera promocionale të Qendrës (Nga QBD-ja).