NE LEXOJMË SHQIP!
Morgen e.v. në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit të Mynihut organizon ditën e leximit në gjuhën amtare, për të gjitha komunitetet e huaja që veprojnë në Bavari.
Në këtë organizim e pranishme do të jetë edhe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavaria, e cila do të marrë pjesë në këtë aktivitet që mbahet në ditën e premte, më 17.11.2023. Në ambientet e bibliotekës së qytetit do të lexohen libra në disa gjuhë: Anglisht, portugalisht, turqisht, rumanisht, sllovakisht etj., ndër to do të lexohen edhe libra në gjuhën shqipe.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur!
Ju mirëpret Enela, mësuese e gjuhës dhe kulturës shqiptare LAPSh-it në Bavri.