Të nderuar mësues, të nderuar bashkatdhetarë dhe dashamirës të ruajtjes dhe trashëgimisë së gjuhës shqipe edhe jashtë trojeve të shtetit amë, ju përshëndes në emër të kryesisë së Lidhjes “ Shkollat e Gjuhës Shqipe në Itali”
Ju njoftoj që më 29.10.2023 u bashkuan përfaqësues të shkollave shqipe nga qytete të ndryshme të Italisë pasi ndjenin të nevojshme të ishin njëzëri të përfaqësuar.
Gjatë këtij takimi u vendos të zhvilloheshin zgjedhjet për formimin e një kryesie me kandidatë propozuar prej secilës nga shkollat prezent. Shumë prej shkollave në pamundësi për të qenë prezent, dërguan përshëndetjet dhe mbështetjen e tyre nëpërmjet emaileve dhe mesazheve, të cilat u dëgjuan nga të gjithë.
U propozuan 15 kandidatë ndër të cilët do zgjidhej kryesia e lidhjes. Komisioni i zgjedhjeve përbërë nga:
ENOGLIN ENEA CANAJ ( kryetar )
ETLEVA ÇUNI ( anëtare )
HAKI MAZE ( anëtar )
zgjedhur nga të pranishmit, përgatiti fletët e votimit, vërtetoi praninë e kandidatëve dhe ndoqi procesin e votimit në mënyrë anonime, të cilin e legjitimoi në përfundimin e tij.
Pas votimit rezultuan këta 7 anëtarë kryesie:
Anila Berberi, Besnik Veselaj, Danjela Gripshi, Dritan Mashi, Eglantina Likaj, Marsela Mana, Valbona Toci, Kryesia takimin e parë e realizoi brenda kësaj dite dhe votoi në mënyrë anonime për:
President: Dritan Mashi
Zv. President: Anila Berberi
Sekretare: Eglantina Likaj
Profesionalizmi, vullneti dhe dëshira për të kryer këtë mision kundrejt kombit tonë, karakterizon secilin prej nesh, ndaj besojmë se bashkarisht do ia dalim mbanë përmbushjes së tij.
Mirëpresim bashkëpunimin tuaj!
Në emër të kryesisë ju uroj suksese në çdo nismë që do të ndërmerrni bashkë me ne!
Sekretarja
Eglantina Lika.