MIRË SE ERDHE BIRI I MADH I KOMBIT, NASIM HARADINAJ

Nga ISMET SYLEJMANI

I nderuar Nasim Haradinaj, vitet, dekadat e shekujt që do të vijnë, do të përulen e do të bien në gjunjë para Teje, në shenjë nderimi e rrespekti për qëndrimin Tënd spektakular që ke mbajtur në Tribunalin ndërkombëtar në Hagë! Të gjitha në një i ke thënë, kanë gjëmuar e kanë jehuar në gojën Tënde, o biri i madh i Kombit tonë Nasim Haradinaj! Trualli ynë i lavdishëm! Toka jonë lavdimadhe! Populli ynë heroik! Atdheu ynë i papërkulur! Kombi ynë i nderuar! Flamuri ynë i qullur me gjak! Varret e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit! Varret e të parëve tanë kudo në Atdhe, por edhe jashtë Tij nëpër botë! Skënderbeu, Enver Hoxha, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci… UÇK, gjaku i derdhur për liri, invalidët, luftëtarët, veteranët… Tribunali ndërkombëtar i Gjykatës Speciale të Hagës, me Ty brenda, ishte shndërruar në një tribunë botërore të padëgjuar e të pashembullt, e cila jehonte si kurrë më parë në historinë e njerëzimit! Ti djali i Bacës Smajl Haradinaj! Ti pasardhësi i denjë i Haradinajve të famshëm e të lavdishëm, të Gllogjanit heroik! Ti luftëtari kombëtar i pakmpromis, ushtari e komandanti legjendar i UÇK-së! Foltoren e Tribunalit të Gjykatës Speciale të Hagës, e kishe kthyer në një arenë të madhe, përmes të cilës, luftës kundër Serbisë pushtuese, i ke bërë mbrojtjen më të madhe e të padegjuar ndonjëherë më parë në historinë e popullit, Atdheut dhe Kombit tonë!
Ajo që Nasim Haradinaj ia ka thënë në sy Prokurorit të Tribunalit botërorë se: “…Kamë vra ushtarë e oficerë serbë sa kam mujtë! Por edhe se nuk kamë mujtë me vra sa kom pas qejf…”, janë rreshta që do të mbeten të shkruara me shkronja ari në historinë e faqeve të lavdishme të popullit shqiptar! Sikur atdhetari, patrioti, ish-i burgosuri politik, luftëtari kombëtar, ushtari e komandnti i UÇK-së Nasim Haradinaj, janë të paktë, i lindin rrallë shekujt! Faleminderit Nasim Haradinaj! Me qëndrimin Tënd, e ke nderuar fisin! Me qëndrimin Tënd, e ke nderuar kryeshefin e politikës kombëtare patriotike ilegale të Dukagjinit, të madhin e të pavdekshmin Smajl Haradinajn në veçanti dhe Haradinajt në përgjithësi! Me qëndrimin Tënd e ke nderuar Lokemadhen, që në atë foton historike me vëllaun Tënd hero kombëtar të pavdekshëm Agron Haradinaj, shihet se si e mbante për faqe, me aq bujari e buzqeshje epike e tipike heroinash shqiptare! Me qëndrimin Tënd e ke nderuar familjen Tënde në përgjithësi dhe Nënën Tënde, traktoristen e famshme dhe punëtoren heroinë të Dukagjinit, që edhe tokat Ajo i lavronte me traktor e i punonte dhe e mbante familjen me bukë e nuk e shtrinte dorën përpara armikut, atëherë kur Baca Smajl dhe ju djemt e Tij, mbaheshit dhe vuanit nëpër burgjet e Serbisë pushtuese!
Me qëndrimin Tënd burrëror në Tribunalin ndërkombëtar në Hagë, ke dalur para botës me qëndrim të tillë, që nuk ka njeri në planet, miqtë e armiqtë e Kombit tonë, që nuk e kanë vendosur dorën në ballë dhe të të dëgjonin me kurreshtje, se si shpërthente fuqia Jote e shprehjes në mbrojtje të UÇK-së e të luftës së saj të drejtë kundër ushtrisë e policisë dhe paramilitarëve të Serbisë pushtuese! Lum populli, Atdheu e Kombi shqiptar që të ka djalë! Lum populli, Atdheu e Kombi shqiptar që të ka pasur ushtar e komandant! Lum populli, Atdheu e Kombi shqiptar që ka përfaqësues sikur Ty! Jemi me fat që të kemi të tillë, që e ke thënë para syve të botës, që të dëgjonte e gjithë bota me veshët e saj, se Ti Nasim Haradinaj, ke vrarë sa ke mujtë armiq, ushtarë e polic të Serbisë pushtuese! Për Ty e për aëtë qëndrim Tëndin titanik, duhet të shkruhen vjersha, të shkruhen tregime, të shkruhen artikuj, të shkruhen poema, të shkruhen romane e të bëhen edhe filma artistik! Duhet të të këndohen këngë, shumë këngë e të organizohen koncerte në nderim të qëndrimit Tënd brilant në Hagë! Përgjithmonë historia do të të mbajë në ballin e saj, të nderit e të krenarisë kombëtare! Ismet Sylejmani, Prishtinë, 14 Dhjetor 2023! (Nga Radiokosovaelire)