Nesër, më 4 janar, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios dhe fillimi i shpërndarjes së lajmeve nga Agjencia Kosovapress. Vizitorët, edhe pse në një ambient të ngushtë, i presim prej orës 10.00 deri në orën 16.00. Me këtë rast atyre u jepet Kalendari i Radios i vitit 2024 dhe nga një libër. Për shkak të rrethanave objektive në të cilat ndodhet Radioja, nuk kemi arritur që këtë përvjetor jubilar ta shënojmë për publikun e gjerë në ambiente të tjera të përshtatshme, sikur përvjetorin e vitit 2019 e disa të tjerë pra tij. Dëgjuesit tanë shokë, miq e dashamirë, na kanë mirëkuptuar çdoherë dhe me siguri do të na mirëkuptojnë edhe kësaj radhe. Jeni të mirëseardhur!, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë