Nga uraebashkuar
Depudeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Elmi Reçica për Konferencën e Rambujes, të mbajtur më 7 shkurt 1999 tha: “Para 25 vitesh, pikërisht më 7 shkurt të vitit 1999, në Konferencën e Rambujes në Francë, historia e Kosovës ndryshoi përherë. Hashim Thaçi, Drejtori i drejtorisë politike të UÇK-së, u vendos në krye të delegacionit negociator të Kosovës, dhe përfaqësues i të gjithë grupit të intelektualëve, shoqërisë civile dhe politike dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky ishte momenti kyç në luftën për liri dhe pavarësi.”
Më pastaj deputeti Reçica ka thënë: “Në këtë konferencë, prania e UÇK-së i dha një peshë të re dhe një perspektivë tjetër çështjes së Kosovës. Përpjekjet diplomatike të UÇK-së dhe qëndrimi i palës serbe për t’i rezistuar dialogut, shkaktoi reagimin e NATO-s nëpërmjet bombardimeve ndaj pozicioneve ushtarake dhe policore serbe”
Reçica theksoi se “ky reagim i NATO-s shënoi fillimin e një kapitulli të ri në historinë e Kosovës, duke hapur rrugën drejt njohjes së saj si shtet i pavarur. Konferenca e Rambujes u bë një pikë kthese në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës dhe një dëshmi e aftësisë së UÇK-së për të luftuar jo vetëm në fushën e betejës, por edhe në atë diplomatike për të arritur qëllimet e saj kombëtare” Reçica ka shkruar në Facbook.