Më 7 shkurt të vitit 1999, u mbajte Konferenca Ndërkombëtare e Rambujesë në Francë, afër Parisit organizuar nga Grupi i Kontaktit për Kosovë (ShBA, Britania e Madhe, Gjermani, Franca, Italia dhe Rusia), e cila drejtohej nga ekipi ndërmjetësues ndërkombëtar i përbërë nga përfaqësuesi i SHBA-së, ambasadori Christofer Hill, përfaqësuesi i BE-së, ambasadori austriak Wolfgang Petritsch dhe përfaqësuesi i Rusisë, Boris Majorski. Konferenca drejtohej nga Ministri i Jashtëm i Francës, Hubert Vedrin dhe i Britanisë së Madhe, Robin Cook.
Konferenca punimet i zhvilloi nga 6-23 shkurt 1999, në krye të delegacionit emërohet, përfaqësuesi politikë Hashim Thaçi (me Jakup Krasniqit, Azem Sylës, Xhavit Halitit), i cili ishte kryesues nga delegacioni i UÇK-së. Profesor Dr. Rexhep Qosja (me Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi dhe Bajram Kosumi) ishte nga delegacioni i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike, kurse Ibrahim Rugova (me Fehmi Agani, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi dhe Idriz Ajeti) nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe gazetari Blerim Shala i gazetës “Zëri”, si dhe gazetari Veton Rexhai Surroi përfaqësues i gazetës “Koha”.
Kjo konferencë kishte për qëllim një zgjidhjen politike për statusin kalimtar të Kosovës, e cila punimet i zhvilloi nga 6-23 shkurt 1999. Projekt-marrëveshja nga Grupi i Kontaktit propozuan autonomi për Kosovën dhe parashihte forcat serbe të tërhiqen prej Kosovës dhe të zëvendësoheshin me forcat e NATO.
Ky takim u përmbyll pa marrëveshje, më vonë lideri i UÇK-së, Hashim Thaçi pasi merr mendimin e komandantëve të zonave dhe takimit të tij me Demaçin në Slloveni, delegacioni shqiptar pranuan planin e Rambujesë. Kurse nga SHBA-ja Thaçin e shihte si lider me ndikim, nga Sekretarja Amerikane Medline Albright.