FESTOJMË SË BASHKU PAVARËSINË E KOSOVËS

Nga Anila Xhani

Më 24 Shkurt 2024 në Moosburg kulmoi festa e ditës historike të Pavarësisë së Kosovës me programin
kulturoro-artistik të shkollave shqipe të: Freising-ut, Landsh-ut München-it, Rosenheim-it, Deggendorf-it, Meinburg-ut dhe Abensberg-ut.

Me këngë, valle e recitime nxënësit përkujtuan me përulje e krenari heronjtë, luftëtarët, dëshmorët në krye me heroin e kombit shqiptar, Adem Jasharin, të cilët dhanë jetën e tyre që flaka e lirisë të mos shuhej kurrë në trojet dardane.

Në skenë debutuan nxënës të përskuqur nga emocionet e vargjeve, krenar për rrënjët e tyre, të lumtur nga koloriti i valleve tradicionale, të përlotur nga historia e lirisë e nga malli për vendlindjen. Salla buçiti nga duartrokitjet e ritmi i këngëve e valleve të nxënësve tonë të talentuar.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre dhe me fjalën përshëndetëse Konsulli I Republikës së Kosovës, z.Afrim Nura dhe Konsullja e Republikës së Shqipërisë, znj.Genta Mburimi.

Falënderojmë mësueset e përkushtuara e të palodhura: Nife Arifaj , Valbona Roqi, Shqipe Kolukaj,  Xhevahire Sulejamni, Fafrije Basha, Anxhela Sterjo, Antoriata dhe mësuesin Alban Krapi, për organizimin e mrekullueshëm të festës tonë kombëtare.

Falënderojmë veçanërisht Këshillin e Prindërve të Presing për kontributin e tyre të çmuar në organizimin
e kësaj feste!

Një falënderim shkon edhe për këngëtarët e njohur Bahri Kamerolli, Shkurte Hadërgjonaj e Sint. Dritoni, të
cilët krijuan një atmosferë të bukur festive me perlat e muzikës shqiptare!

GËZUAR REPUBLIKËN E KOSOVËS!