Nga Mustafë Krasniqi
Ali Ajeti dhe heroizmi i tij u bë shkëmbe i qëndresës për heqje qafësh pushtuesin e fundit serbo-sllavë, i cili me tërë vrazdësin e tij kriminale e pushtuese synoj që ta mbante të robëruar një popull, liridashës dhe dem baba dëm, autokton në trojet e veta stërgjyshorë. I cili trimërisht ra heroikisht në një luftë me forcat serbo-çetnike në fshatin Shtedim të Podujevës, më 30 maj 1989 në luftë.
i Ali Ajeti u lind në fshatin Laberion (ish Sfeçël) të komunës së Besianës. Qysh herët mori rrugën e lirisë dhe u dallua në aktivitetet për çlirimin e vendit, ku dhe ishte nga veprimtarët politik që i kishin kërkesat e pranverës së vitit 1981 e 1982 me demonstratat masive. I cili burgoset dhe vuan dënimin që nga viti 1984 e deri më 1988. Pas daljes nga burgu, Ali Ajeti me disa shokë tjerë vendosën të formojnë grup të armatosur. Kështu që i formësuar dhe i përkushtuar për lirin e atdheut, me 30 maj 1989, në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb. Atë ditë, në Kosovë po qëndronte për një vizitë një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë “Çeta e Llapit” “e formuar me 27 mars të vitit 1989, kur disa djem nga treva e Llapit kryen një aksion të armatosur duke e vrarë një polic e duke e plagosur një tjetër. Që atëherë, ata, i takonin grupi “Çeta e Llapit”. Ndërsa më 30 maj 1989 në përleshje të armatosur me forcat policore serbe vritet Ali Ajeti plagosen disa shokë tjerë.
Pra, me pietet kujtojmë 35-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit dhe veprimtarin të çështjes kombëtare, prijësit të “Çetës së Llapit” Ali Ajeti, i cili të tërë jetën ia kushtoi atdheut dhe deri në çlirim e saj.
ILIR SHAQIRI Këngë Për Ali Ajetin
Ikin ditët, ikin motet,
Në çdo Maj ti vjen tek shokët, hej.
Si lulëkuqe nëpër grurë,
Gjaku jot u bë flamurë, hejj.
Ti student me armë në dorë,
Për Kosoven dhe dëshmorë, jej.
Ti je gjallë Ali Ajeti,
Se nuk vritet amaneti,
Se nuk vritet amaneti.
Ref: 2x
Jo nuk vritet amaneti,
Ti je gjallë Ali Ajeti.
Je tek këngët e lirisë,
Je tek drita, je tek drita e Shiptarisë.
Biri nënës nuk u vra,
Ti jeton Ali vëlla, hej.
Në çdo ëndërr e rinisë,
Tek çdo prag i Shqiptarisë, hej.
Amaneti brez pas brezi,
Gjithë Kosoven flakë e ndezi, hej.
Biri llapit trim i rrallë,
Gjithë Kosova të ka djalë,
Gjithë Kosova të ka djalë.
Ref: 2x
Jo nuk vritet amaneti,
Ti je gjallë Ali Ajeti.
Je tek këngët e lirisë,
Je tek drita, je tek drita e Shiptarisë.