Gëzuar 1 Qershorin – Ditën e Fëmijëve!

Kënga marrur nga youtuba

Sot, 1 Qershorin është Dita e Fëmijëve nderkomtarisht, të cilët gjithë fëmijët e botës të ndihen të lumtur dhe ta gëzojnë festën e tyre. Për fëmijët duhet një kujdesje dhe vëmendja e veçantë nga prindërit, kryesisht dhe nga shtetit, për të synuar për të ardhmën me një shoqëri më të mirë dhe të ditur. Kjo ditë të jetë si një ditë për vëmendje dhe sensibilizim sa më të madh për të gjitha shtresa, me qëllim për ta ndaluar dhunën ndaj fëmijëve, e për të qenë kundër bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj tyre.

Kjo ditë, 1 Qershori – Dita e Fëmijëve dhe kjo festë ka filluar të mbahet që nga viti 1925 në Gjenevë kur dhe është mbajtur konferenca botërore për të drejtat dhe mirëqenien e tyre. Ndërsa origjina e kësaj dite vije nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina, e cila filloi të festohet në këto shtete dhe të luftohet për të drejtat e fëmijëve. Po ashtu kjo festë filloi të festohet edhe në shumë vende tjera të botës, të cilat e kanë pranuar si festë ndërkombëtare të fëmijëve, që kanë për qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre!

Fëmijë shqiptarë, kudo ku jeni, gëzuar 1 Qershorin! Ju jeni rrezja e dritës së kombit dhe për këtë mendohuni se ku e keni atdheun e të parëve, ju që keni lindur dhe po rriteni në atdhe të huaj, dyerve të botës, larg Atdheut, pa fajin tuaj!

Fëmijë përshëndetni me dashuri atdheun dhe përqafone gjuhën tuaj, shqipen e bukur, se duke përqafuar ndieni dashur për gjuhën tuaj amtare dhe ruani kulturën, identitetin shqiptar!

Ju fëmijë që jeni në atdhe kërkoni nga shteti t’ua mundësoj qëndrimin në atdhe, duke ju krijuar kushte dhe t’u nxitë që të mos e merrni rrugën e ikjes, që është një rrugë e dhimbjes dhe e frikës.

Fëmijë shqiptarë kudo që jenin gëzuar 1 Qershorin!