Arti si metaforë në pikturë dhe grafikë të Syle Mujaj

AUTOPORTRETI I ARTISTIT NË “FLETË TË BARDHË”

Të realizuara në frymën midis fjalëve dhe imazheve, nuk la asnjë portret, madje as ato detaje (shikimin, qëndrimin, vuajtjen, dashurinë, krenarinë, ani se i shtrydhur në shpirt nga dashuria për liri t’ Atdheut), lidhje kjo me motivin e syrit, sy i ndjeshëm me bukurinë e shpirtit, “ një sy” për ta shijuar më mire bukurinë e shpirtit në këtë udhëtim të madh!

Ashtu si poezia, ashtu arti i Sylë Mujajat është vepër që askush më fuqishëm nuk mund ta thotë të kompletuarën mes përjetësimit dhe asaj që ai arriti në kohë jo të lehtë, në kohë “prangash” të shprehet me aq fuqi që e quajmë “refuzim” për ta ndriçuar moralin që kërkohet n’ art, ky pasion që i derdhi lotin n’ atë takim në Paradiso të Zvicrës në prani të atdhetarëve nga të katër anët e Evropës për artin, personazhin e njëshëm Sylë Mujaj!

Pardiso-Lugano, 22 shtator 2024

Zonja dhe Zotërinj

Më lejoni t’ju përshëndes me gjithë zemër për pritjen tuaj në këtë qytet të bukur, bukuria e të cilit na përcjell si dallgët e bukura të detit, një parajsë ku ndërthuren arti dhe poezia.

Fillimisht ju falënderojmë për frymën që bëri të mundur këtë ekspozitë për artistin tonë si dhe mundësinë për këtë Orë Letrare ku i përkujtojmë tre kolos të artit dhe shkencës: Aleksandër Moisiun, Ibrahim Koderën dhe At, Prof. Dr. Antonio Belushin!

Sylë Mujaj, atdhetar i zjarrtë, por edhe poet e shkrimtar i letrave të paqes dhe miqësisë mes popujve, kështu e përkthej personazhin e mikut tim!

Zonja dhe Zotërinj, ndihemi mirë në këtë takim duke falënderuar mikun tonë Sylë Mujaj që na bashkoi këtu me ju, këtu ku veprat e tij flasin për jetën e një shqiptari në një vend ku historia, dashuria dhe mitologjia bëjnë pjesë të jetës sonë.

Këto vepra përfaqësojnë edhe dhimbjen edhe shpresën e jetës, ashtu siç shkruhej në buletinin e qytetit tuaj.

***

Një pyetje pak sa jo e zakonshme, jam i vetëdijshëm se quhen artet pamore” tradicionalisht: pikturë, vizatim, skulpturë, fotografi ah këtu mu kujtua Bodleri*fotografia*!Pra fotografia art! Besoj se do të pajtohen Rexhep Rifati, për Sylën e di!

Piktori dhe Poeti, dehje e bukur!

Një vepër artistike mund të ketë vlerë estetike ose konceptuale, artisti i jep statusin, kritiku e vlerëson jo gjithherë i qëlluar, mbi të gjitha si Kodra, Paskali, Berisha në Paris, apo Sylë Mujaj kërkohet që t’i njohim në kohë që ata vepruan dhe veprojnë në dialog me shpirtin e tyre, me ndodhitë që ata i ndjejnë apo edhe ballafaqimet, herë të dhimbshme, herë të gabuara aq bukur sa na detyrojnë t’i shikojmë e ti shikojmë dhe në përpjekje që t’i afrohemi idesë së Maestrove!

Sylë Mujaj, shpirt artisti, vallë po pse edhe Poet, shkrues i letrave, artist i angazhuar, e marrtë era dhe i përhiftë zjarri këto gabime të bukura shpirti!

Veprat e Sylë Myjat janë epokë prekëse.

Nocioni i një vepre arti ngjall, në kuptimin më të gjerë, rezultatin e një krijimi artistik, po çfarë është një vepër arti në realitet?

Le Petit Robert përpiqet të përkufizojë termin vepër arti. Është një “vepër që shfaq vullnetin estetik të një artisti, që jep ndjenjën e vlerës artistike”

Mbi të gjitha Historia e artit do të vazhdojë të shkruhet edhe më, dhe se ato janë unike, unike janë edhe veprat e Sylë Mujajt!

Të kuptosh artin do të thotë të duash paqen.

Në emër të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, dhe në emrin tim, ju falënderojmë nga zemra.

Kryetari: Musa Jupolli