Në Moosburg prezantohet ekspozita për masakrat e luftës në Kosovë

Redaksia

Shoqata „Bekim Berisha“ në Moosburg të Bavarisë, Gjermani, më 25 tetor 2025, organizon një ekspozitë në nderim të familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen fotot e të gjithë atyre që u zhdukën gjatë masakrave dhe gjenocidit të ushtruar nga forcat pushtuese serbe.

Ekspozita është e hapur për bashkëkombësit, veçanërisht për komunitetet e tjera që jetojnë në këtë land dhe për vendasit gjermanë, me qëllim që të njihen nga afër me krimet e kryera ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.

Në këtë ekspozitë do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjarëve të të Zhdukur nga Kosova

Ekspozita mbahet më 25.10.2025, nga ora 11:00 e vazhdon deri në ora 17:00, në adresën:
Thalbacher. Sur. 7
85368 Moosburg

Me respekt ju mirëpret shoqata “ABEJA” Moosburg!

Shtypni mbi foto