Nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Qendra e Botimeve për Diasporën i uron suksese të përzemërta autorit Mustafë Krasniqi për botimin e monografisë së tij “Shkolla Shqipe në Republikën e Bavarisë – Ndërgjegjja e Atdheut”.
Ky botim, i dalë muajin e shkuar nga shtypi, përbën një kontribut të çmuar në pasqyrimin e historisë, identitetit dhe rolit të shkollës shqipe në diasporë.
Kjo vepër është një dëshmi e rëndësishme e përkushtimit dhe angazhimit të autorit ndaj çështjes kombëtare, si dhe ndaj ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës e kulturës shqiptare përtej kufijve.
Njëkohësisht, vlerësojmë lart kontributin e tij të vazhdueshëm edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve, duke luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.
I urojmë suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tij krijuese dhe institucionale.