
Nga Nisret Ahmeti
MBËRRISHMËRIA E SHQIPES
DERI NË FILL TË GJËSË DHE DORËPUNIMI I STOFIT TË MIRËFILLTË NGA AJO
Fjala VLLAÇË sigurisht se lidhet me fjalën MBJELL, VETJE, VALAK (sheshues, rul, rrafshues), velenxë, vunicë, vilar, vilazë etj., që ka të bëjë me SHESHIMIN.
VLLAÇA është bashkim i gjëmbaçëve të vistruar (rënditur) mirë që lëshohen, ngjiten mbi plisat e dheut duke i shkriftëruar, zvogëluar, thërrmuar, sh(ç)qyer, shprishur, imtësuar, rrafshuar arën.
Fjala VLLAÇ ka shumë shtresa kuptimore, më anën tjetër lidhet edhe me fjalët;
kalavesh, vastak, veshull, lëvare, vile, verigë, rri pesull si vranç mbi plisa.
Sigurisht se kap dy skajet e dendësisë ( vëllimit), edhe bymejen (vokjen) e gjësë, bie fjala, i vaku – zbehu, humbi, shuajti (vdes) shpresën.
Kështu fjala VARRË (çarja e trupit) është një çmbledhje e gjësë, një plagë e hapur, mu si është një njeri i avashtë apo VLLAÇAN, i plogësht, i vakët, jo mirë i mbledhur më vete, si të ishte vazo (govadë) apo çaravesh, çarafil, çorbë, vred.
Jo fjala VLLAÇ nuk është e ngushtë, në thelb ka edhe…edhe kuptimin VITAK, VEMJE, VAJZË ( thënë shkencërisht zigotin (bashkimin e dy qelizave), zogjtë e lopës, viçët, viteqtë në mal ( vargu i lisave të rinjë vitak-u njëkohësisht shenjon vargun, shumëfishisinë ) “varen”, prkulen lehtë si pasojë e kërcellit të ndjeshëm, sigurisht se nënkupton njomësinë, vesën. Këtë mbërrishmëri të fillit, të tfillimit të gjësë kap aq shumë fjala vjeshtë, verë. Jeta nuk mund të bëhet pa baraspeshën mes të ftohtit dhe të nxehtit, as pa njomësinë dhe as pa bymejen, brymën (vesën).
Vaga quhet vagë, apo veku quhet vek, veg, apo veshka quhet veshkë, vigu quhet vig , vjega quhet vjegë, vekshi quhet veksh, tërvesa quhet tervesë, ngase shënon baraspeshën, avitjen e dy anëve të gjërave në një funksion.