ARBËRIA E VOGËL E AZEM GALICËS – BËRTHAMA E SHTETËSISË SË KOSOVËS

Himni & Skënderbeu - Nëntori i dytë - Adem Jashari

Nga Bedri TAHIRI

Shote Galica – Wikipedia

Rikujtesë me shkas (Në vend të reagimit):

AZEM E SHOTË GALICA

(Dymbëdhjetë vjet të pandarë në lufta e në beteja! Fati sikur ua ktheu shpinën! Trupat e tyre mbeten të ndarë, njëri në Galicë, tjetri në Fushë-Krujë!!!

Shqipëria dhe Kosova i nderuan me titujt më të lartë: HERO! Por, ç’e do, ore të keqen, kur asnjë Dekoratë nuk ka arritur aty ku duhet; te Familjarët!

Dhe, moskujdesi ndaj heronjve vazhdon. Ata, ende as pas gati një shekulli, nuk kanë një SHTATORE!!!)

Të nderuar lexues!

Më 15 korrik mbushën plot 97 vjet nga beteja e fundit e AzemGalicës, e cila në popull njihet me emrin Lufta e Galicёs, ndёrkaqnёliteraturё si Epopeja e Arbërisë së Vogël. PёrAzemGalicёn dhe Nusen e Maleve (Shotën), deri sot janё shkruar dhjetёra libra biografikё e studimorё, janё thurur shumёkёngё e poezi, janё shkruar shumё tregime e romane, janёbёrё edhe disa drama e filma, por, mjerisht, ende nuk po mund të realizohen ca nisma të mbara, sepse nuk po gjejnë përkrahjen e duhur nga organet tona shtetërore vendimmarrëse. Kompleksi Përkujtimor “AZEM E SHOTË GALICA” në Galicë, me Varrin masiv, me Pllakën Përkujtimore kushtuar të rënëve të asaj beteje, Varri i zbrazët i Shotë Galicës e sidomos KULLA, e mbetur jashtë funksionale e pa përkujdesje institucionale, siç duket kot po e pret dorën e mbarësisë!!!

(Sfidues historie, frymëzues brezash, amanete të paplotësuara…)

Megjithatë, edhe ky përkujtim i thjeshtë, ka vlerën e vet, sepse POPULLI përherë i mbajti në zemër!

Kryekomandant i çetave çlirimtare   

AzemGalica u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në një familje me tradita luftarake e atdhetarie, që në fëmijëri u përcaktua në rrugën e lavdisë. I ati, BejtëGalica, ishte ndër luftëtarët më të njohur të Drenicës, i cili ra heroikisht në betejën e njohur kundër ShemsiPashёs, më 1907, në mes Rezallës dhe Deviçit.

Gjatë viteve 1910-12 shpërthyen kryengritjet e përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, në kullën e AhmetDelisë, mbathi opingat dhe dha kushtrimin për një luftë mbarëkombëtare kundër Perandorisë osmane. Edhe trimi 20 vjeçar radhitet në çetat e Drenicës dhe merr pjesë në betejën legjendare të Merdarit. Dhe, pas pak kohёsh, AzemGalica bashkë me dy vëllezërit: Seferin e Zenelin arrestohen dhe dërguan në thellësi të Serbisë, në Zajeqar e në Pozharevc. As prangat e rënda nuk e penguan shpirtin e etur për liri. Në pranverën e hershme të vitit 1915 trimi u gjend në Drenicë.

Kthimi i tij ngjalli shpresat për ditë më të mira. Pa humbur kohë, nёn hijen e Lisit trenjaknёGalicё, formoi çetën luftarake, e cila më vonë do të bëhet NËNA E ÇETAVE. Tashmë AzemGalica në Çetën e tij kreshnike kishte edhe shoqen e jetës e të pushkës, kishte Nusen e Maleve-SHOTË GALICËN. Këta dy bashkëshortë e bashkëluftëtarë u bënë tmerr për armiqtëtanёtёpabesё. Një ditë, kur Azemi mungonte, forca të shumta austriake ia mësyjnëGalicës. Pas një lufte të rreptë, dy vëllezërit e tij, Seferi dhe Zeneli, vritën në malin Gamna.

Betejën më të njohur kundër këtyre pushtuesve e zhvillojnë në Abri, më 6 mars 1917, ku plagoset për vdekje edhe vëllai i tij i vogël, ADEMI. Nuk duhet harruar as aksioni i suksesshëm në Përrua të Keq, kur me pak trima zuri mbi 2000 ushtarë austrohungarezë dhe të gjithë i dorëzoi në Mitrovicë, te komnadanti francez Balshe. Dhe, betejat mё nuk kanёtё ndalur.

Pra, siҫ po shihet, AzemGalica, që nga rinia e hershme u radhit në çetat e lirisë dhe për 12 vjet rresht, bashkë me Nusen e maleve- Shotë Galicën, nuk i lëshuan armët nga dora. Ata zhvilluan mbi gjashtëdhjetë beteja fitimtare kundër pushtuesve mё të mëdhenj perandorakë: Serbisë së Parë (1912- 1915), austro-hungarezëve dhe bullgarëve (1915-1918) dhe Mbretërisë SKS (1918- 1924).

Luftërat e tyre kishin karakter mbarëkombëtar dhe dirigjoheshin nga ideologu i madh, Hasan Prishtina dhe Komiteti i Shkodrës, i cili edhe kishte caktuar AzemGalicёn komandant tёtё gjitha ҫetaveҫlirimtare shqiptare. Se ata punonin me PROGRAM tregon fakti që, gjatë Kryengritjes së madhe të vitit 1919, e cila nisi në Drenicë e përfundoi në Llapushë, ishin të mobilizuar 11 mijë luftëtarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Në vitin 1923, Qeveria serbe u detyrua të lëshonte pe karshi luftëtarëve shqiptarë. Kështu u krijua Zona e lirë e Drenicës, që më shumë njihet si ARBËRIA E VOGËL, e cila fillimisht përfshinte të gjitha fshatrat e komunës së atëhershme të Prekazit e më vonë kufizohet vetëm në: Galicë, Lubovec dhe Mikushnicë. Kjo bërthamë shtetërore, për disa vite rrezatoi atdhedashuri mbi të gjitha trojet shqiptare dhe frymëzoi luftërat tona ҫlirimtare.

Në Beograd, atëbotë, reagimet ishin të ashpra. Më 11 tetor 1923, deputeti i Kosovës, JovanMagovçeviqi, i inatosur tha: ”Zotërinj, unë i kam dy vota: një si deputet i rregullt i Kuvendit Popullor dhe një si deputet i jashtëm i shtetit të AzemGalicës”.

Mirëpo, Serbia dinake, më 15 korrik 1924, ditën e tretë të Bajramit të Vogël, në mënyrë tinëzare, me mbi 12oo veta, ushtarë e xhandarë, rrethojnë këto tri fshatra. Ata me vete kishin marrë edhe shtatë topa, të cilët i vendosën nëpër kodrat përreth…

Beteja qe e përgjakshme dhe zgjati gjithë ditën. Kryetrimi, me ata pak luftëtarë që i kishte aty, sepse shumica kishin vajtur nëpër shtëpitë e tyre për të festuar, arritën t’i çajë të tri rrethimet.

Atë ditë të përgjakshme, nga të dy palët pati shumёtё plagosur e të vrarë. Statistikat e kohёsjanёtё ndryshme, por pёrtёvrarёdominojnё shifrat 90 serbë e 83 shqiptarë. Nga tanёt kryesisht ishin pleq, gra e fëmijë (në Galicë 35, në Mikushnicë 23 dhe në Lubovec 24).

Kapedani i plagosur rëndë jetoi deri më 25 korrik 1924. Shokët e tij besnikë dhe e shoqja, Shotë Galica, trupin e tij e varrosen në varrin më të thellë në botë (73 m), në shpellën “Çuku që kërcet”, në malet e Përçevës.

Në krye të Çetës kreshnike u vu Shotë Galica, e cila me ca fëmijë jetimë kaloi në Shqipëri, derisa vdiq në mjerim të plot, më 10 korrik 1927, në Fushë-Krujë. Shteti shqiptar, trimëreshën Shotë Galica, e shpalli Heroinë dhe ia ngriti një Lapidar të mrekullueshëm në Fushë- Krujë dhe një shtatore në Kukës.

Edhe AzemGalicën, Sali Berisha, më 26. I. 1993, me dekretin nr. 435 e dekoroi me “URDHRIN E KLASIT TË PARË”. Njёtjetёrdekoratё iu nda edhe nga Republika e Kosovёs e qё ende nuk ka arritur tek familjarёt.

AzemGalica u bë UÇK-e

 Hija e tij lëshoi rrënjë  të thella në tokën e lashtë dardane. Mësuesi Shaban Jashari u mësonte nxënësve për trimëritë e  AzemGalicës. Më mirë se të tjerët amanetin e tij e kuptuan të bijtë, Hamza e Ademi, të cilët një ditë u bënë edhe vetë histori. Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në tubimin e madh të mbajtur në Galicë, më 25 korrik 1990, qe betuar se do ta vazhdojë rrugën e Tij, rrugën e madhe drejt lirisë! Fjala e kryetrimit nuk mbeti peng, ajo e bë realitet. AzemGalica u bë UÇK-e, e UÇK-ja u bë AzemGalicë!   

Para obeliskut të tij në Galicë dhanë betimin shumica e komandantëve dhe luftëtarëve të lirisë. Një ditë të bukur, të javës së parë të prillit 1998, nipërit e tij, u mblodhën aty dhe u përbetuan: LIRI A VDEKJE! Njësiti i tyre suksesshëm veproi në kuadër të Batalionit III të Brigadës “FEHMI LLADROVCI”.   

Barbaria serbe hyri edhe në shkrepat e Arbërisë së Vogël. Dogji e shkatërroi çdo gjë. Edhe obeliskun e AzemGalicës e bëri copë-copë…Cerberët karpatianë edhe në mermer ia patën frikën.      

Dhe, një ditë agoi ditë e bardhë!   

             AzemGalicës sikur i buzëqeshte  mustaku…

            Edhe Liria e shumëpritur ia bëhu në Trojet që këta dy bashkëshortë për mbi 12-vjet i kishin mbrojtur me këngën e grykëhollës…

Por, mjerisht, fati, sërish, sikur ua ktheu shpinën! Trupat e tyre mbeten të ndarë, njëri në Galicë, tjetri në Fushë-Krujë!!!

Edhe më: Përkundër synimit të tyre që ta kemi një shtet, u krijuan dy! Dhe, këto dy shtete: Shqipëria dhe Kosova i nderuan me titujt më të lartë: HERO! Por, ç’e do, ore të keqen, kur asnjë Dekoratë nuk ka arritur aty ku duhet; te Familjarët!

Dhe, moskujdesi ndaj heronjve vazhdon. Ata, ende as pas gati një shekulli, nuk kanë një SHTATORE!!!