Samiti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional-VET Samit 2021

Me 29 dhe 30 qershor 2021, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, Klubi i Prodhuesve së bashku me Fondacionin Besa në Bavari, për herë të parë në Kosovë organizoi VET Samitin dhe diskutoi mbi rolin kyç të arsimit dhe aftësimit profesional, në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në Kosovës.

  Përgjatë dy ditëve u diskutuan tema të rëndësishme rreth shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira, për krijimin e një sistemi më të avancuar që ka AAP, e që do të ndikon në zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit. Në këtë takim, të pranishëm ishin kompanitë vendore dhe ato rajonale, institucionet qeveritare, ambasadorë, shoqatat e biznesit dhe donatorët e ekspert ndërkombëtarë. Ndërsa Klubi i Prodhuesve tërë punën dhe aktivitetin e vet e ka fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve për trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve në sektorin e prodhimit, pasi që është njëra ndër sfidat kryesore të kompanive prodhuese në zhvillimin dhe avancimin e tyre, në fjalën hyrëse tha kryetari i saj z. Berat Mustafa.

Samitit u përkrah nga: USAID Kosovo Compete Activity, Projekti ESVET PRO – mbështetja e Bashkimit Evropian për Rikualifikimet Profesionale dhe Profesionet në AAP, Enhancing Youth Employment- EYE Project, Projekti ALLED 2 dhe Kosovo Challenge Fund..

Në këtë takim, VET samiti 2021, LAPSh-it në Bavari, kryesisë dhe mësimdhënësve të saj, për angazhimin dhe kontributin në ruajtjen e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare ju është nda MIRËNJOHJE. Në emër të LAPSh-it mirënjohjen e pranoi kryetari Milazim Ukaj, i cili të pranishmit pjesëmarrës të samitit VET 2021 i përshëndeti dhe e falënderoi për përkrahje dhe motivim që i japin LAPSh-it. Konkretisht falënderoi Klubin e prodhueseve të Kosovës” dhe Fondacionin “Besa Foundation” për mirënjohjen, në veçanti fondacionin “Besa”, e cila financiarisht e ka mbështet LAPSh-in, që nga themelimi i saj e deri më sot, që dhe është donatore e rregullt!

Redaksia