Arritje dhe perspektiva të mësimdhënies së gjuhës amtare në shkollat shqipe të diasporës

Keine Beschreibung verfügbar.

Me datën 7 shtator, organizata e dy gjuhëve dhe kulturave paralele shqiptaro-amerikane do të promovojë librin “Arritje dhe perspektiva të mësimdhënies së gjuhës amtare në shkollat shqipe të diasporës”. Ky libër është një përmbledhje e disa prej prezantimeve dhe kumtesave të mbajtura në tri seminaret e para vjetore, që kjo shoqatë organizon me sukses prej katër vitesh në qytetin e Nju Jorkut. Edhe mbas pasojave të pandemisë botërore, seminari i ka vazhduar punimet rregullisht në vitin 2020 dhe 2021 duke e sjellë aktivitetin në një platformë të re, atë virtuale. Për më tepër, në seminarin e tretë dhe të katërt, pjesëmarrja i ka tejkaluar kufijtë e tri-shteteve: Nju Jork-Nju Xhersi-Konektikat (NY-NJ-CT) siç i kishte fillimet e veta. Folësit dhe audienca në seminaret III dhe IV kanë përfshirë përfaqësues nga tri shtetet e lartpërmendura: Pensilvania, Shqipëria, Anglia, Gjermania, Greqia, Italia, Suedia, Zvicra, dhe deri te arbëreshët e Ukrainës.

Libri është botim i Bordit Drejtues të shoqatës së dy gjuhëve, njohur gjithashtu me emrin Albanian American Dual Language and Culture (AADLC). Ky botim u vjen në ndihmë mësuesve të programeve plotësuese të gjuhës shqipe në diasporë, prindërve dhe aktivistëve të komuniteteve tona.

Aktiviteti organizohet te Federata Pan-shqiptare Vatra e iniciuar nga Fan Noli, Konica, etj. si simbol i nderimit për punën e emigrantëve që kurrë nuk e harruan atdheun e gjuhën shqipe (D.Gj).