Tekstet shkollore për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare morën rrugë për në Diasporë

“Të mësojmë gjuhën amtare” (1, 2, 3)


Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD-ja) nisë dërgimin e teksteve mësimore për shkollat shqipe në diasporë për të tretin vit radhazi, në përmbushje të misionit së saj themelor, të pajisjes me tekste mësimore dhe materiale plotësuese të gjuhës e kulturës shqiptare. Nisja e librave në diasporë u bë në bashkëpunim ndërinstitucional: me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Postën Shqiptare, si dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko.

Përgatitje e shpërndarjeve të librat u bë në bazë të kërkesave të mësimdhënësve, në ato shkolla funksionale me mësim plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, për 22 vende të botës. Për nxënësit dhe mësuesit e shkollave të gjuhës dhe kulturës shqiptare, me tekstet mësimore dhe literatura plotësuese janë siguruar dhe botuar nga QBD-ja, për vitin 2021-2022, 12 mijë tekste, që pritet të mbërrijnë brenda muajit shtator tekstet “Të mësojmë gjuhën amtare” (1, 2, 3), në këto vende: Ambasadën Shqiptare në Athinë dhe Konsullatën Shqiptare në Selanik për Greqinë (1222 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Berlin dhe Konsullatën Shqiptare në Mynih për Gjermaninë (1353 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Bernë të Zvicrës (580 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Bruksel të Belgjikës (240 tekste gjithsej). Po ashtu edhe në: Ambasadën Shqiptare në Romë, Konsullatën Shqiptare në Milano, Konsullatën Shqiptare në Bari për Italinë (1763 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Ankara të Turqisë (1560 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Vjenë të Austrisë (338 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Budapest të Hungarisë (30 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Madrid të Spanjës (55 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Otava të Kanadasë (330 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Pragë të Çekisë (30 tekste gjithsej).
Të gjitha Tekstet mësimore dhe literatura plotësuese janë siguruar dhe botuar nga QBD-ja në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 448, datë 22.07.2021, për vitin 2021/22, ku të gjithë librat e dërguar nga QBD-ja janë falas për fëmijët dhe mësimdhënësit të cilët ndjekin mësimin plotësues në gjuhës shqipe në diasporë.

Redaksia