Qyteti i Aaraut ku jeton, Agron Bajramin, atë pos që e njeh si valltar e koreograf të pasionuar, tash ka rastin ta njoh edhe si piktor me një teknikë tejet interesante, atë të punimeve në pirografi, përmes 25 punimeve të ekspozuara nga Qendra për integrim në qytetin e Aaraut, ku ai me tërë familjen i kontribuuan afirmimit të kulturës sonë kombëtare në Zvicër.
Shkruan: Rexhep Rifati
Ku nuk e gjejmë artistin Agron Bajrami dhe që epitet ti japim më parë atij, kur ai jo vetëm që merret paralelisht me disa fusha të artit, por edhe si organizator i shkëlqyeshëm i shumë manifestimeve kulturore. Apo thënë thjeshtë ai është pjesë e kulturës shqiptare në Zvicër. Si të shpjegohet ndryshe, kur ai këto ditë doli edhe me një lloj arti në skenë, me punime artistike në pirografi, punë këtë që e bënë më shumë i prirë prej pasioni tash e dy –tri dekada, por që për publikun shqiptar është pak i njohur në këtë fushë. Është pak sa vështirë të thuhet se këtë e bënë më tepër nga kreacioni apo pasioni, apo paralelisht nga të dyja.
Sidoqoftë kjo punë artistike e tij i ka sjellë atij dhe publikut kënaqësinë që të përjetoj hapjen apo shikimin e një ekspozite hiq më pak se prej gjashtëmuajsh. Ekspozitë kjo që për nga gjatësia e qëndrimit në një lokal thëne mjaft shumë rekorde të piktorëve shqiptarë në Zvicër.
Qyteti i Aaraut ku jeton, Agron Bajramin, atë pos që e njeh pos si valltar e koreograf, tash ka rastin ta njoh edhe si piktor me një teknikë tejet të , atë të punimeve në pirografi, punë këtë të cilën së voni edhe më tepër e ka intensifikua, duke i sjell në ekspozitën e fundit rreth 25 punime më të reja të tij. Hapjen e kësaj ekspozite ia ka mundësua Pika e Kontaktit për integrim e kantonit Aargau, në vet kryeqytetit e këtij kantoni. Ekspozita e hapur në mbrëmjen e 3 prillit do të vazhdojë të qëndrojë e hapur për 6 muaj rresht duke i stolisur tri-katër lokalet e kësaj qendre, e cila i jep hapësirë meritore artistëve me prejardhje të huaj. Motivet e këtyre punimeve janë me tematika të ndryshme , duke filluar nga ato që prezantojnë ambiente (peizazhe), personalitete, kostume e valle shqiptare, fushë këtë të cilën e ka perfeksionua Agroni edhe në fushën elementare të artit me të cilën merret aktivisht prej dy dekadash, përmes Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër, ku kontributi i tij është i jashtëzakonshëm.
Autori, Agron Bajrami thotë se këtu i ka të ekspozuara vetëm punimet më të reja, të krijuara në vitet 2012-2013. “Me këtë lloj arti merrem që nga koha e para luftës dhe tashmë kam shumë punime në shtëpi apo edhe të dhuruara nëpër miq e gjetiu. Por këtu sonte i kam ekspozuar vetëm rreth 30 punime dhe të gjitha janë punuar brenda vitit të kaluar”, sqaron Bajrami. Me rastin e hapjes së ekspozitës ishin tubuar miq dhe dashamirë arti si dhe drejtues të qendrës ku organizohej ekspozita. E pranishme ishte edhe ushtruesja e detyrës së Qendrës kulturore të Republikës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani e cila përshëndeti si autorin e ekspozitës ashtu edhe nikoqirët që kanë krijua kushte optimale për hapjen e ekspozitës. Ndërkaq udhëheqja e Qendrës për Integrim , Lelia Hunziker, duke e shpallur të hapur këtë ekspozitë, përkujtoi se kjo qendër është në dispozicion të krijuesve të fushave të ndryshme, ndërsa ekspozitës së Agronit i është lënë në dispozicion një kohë prej gjashtë muajsh dhe se kjo ekspozitë do të mund të vizitohet ditëve të punës, gjegjësisht nga e hëna deri të premten. Nikoqirja njofton se deri më tash janë hap 6 ekspozita nga fusha e arteve pamore dhe se kjo qendër edhe në të ardhshmen do të jetë në dispozicion për artistë të komuniteteve të ndryshme që jetojnë dhe veprojnë në këtë mjedis dhe më gjerë. Qëllimi i qendrës është që arti dhe artistët të jenë në funksion të integrimit sa më të mëri të pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme, përfshi këtu edhe kulturat nga vendi i prejardhjes. Me këtë rast u shtrua edhe një apero për të pranishmit.