“AT-DHEU ËSHTË FLORI” 

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Ti plis më jep zemër
Kudo që shkoj krenar
se jam shqiptar
i Shqipërisë së vjetër.

Me fjalën e Samiut eci botës
“dheu është Flori” në atdhe
në mes gjuhëve tjera
gjuha shqipe më e bukura!

Edhe unë, nxënës i shkollës shqipe,
me belbëzim, pa fajin tim
me lot i thash botës mbarë
jam shqiptar i Shqipërisë së vjetër.

Me plisin mbi kokë, xhamadan e tirq
shqiponjë n’gjoks,
qiellin e flakëronim shqip!

Mbështjell një erë e bardhë, rrufe
si n’motin e Kastriotit kushtrim
të bashkuar atdheun ta nderojmë!

Mërgimtarë, arbëresh, arvanitas
anë e këndë botës shqiptarë
një gjuhë e një komb kemi
At flamur që na la Skënderbeu!

Mbështjell një erë e bardhë na thërret
kullat presin me djepa thatë, për mot
n’ikje mos ta lëmi atdheun bosh!