Redaksia
Australia (Parlamenti) i saj miratoi ligjin, i cili do t’u ndalojë fëmijëve nën moshën 16 vjeçare përdorimin e rrjeteve sociale dhe për këtë Senati aprovoi ligjin me 34 vota pro dhe 19 kundër, i konsideruara si ligji më të ashprat në botë. Me këtë ligj Australia u bë vendi i parë në botë që ndaloi rrjetet sociale për fëmijë. Ndërsa Kryeministri Anthony Albanese deklaroi se legjislacioni është në interes për të mbrojtur të miturit nga “lëndimi” online, shqetësim i ngritur edhe nga prindërit e tyre. “Ky është një problem global dhe ne duam që australianët e vegjël të kenë një fëmijëri të sigurt. Duam që edhe prindërit e tyre të jenë të qetë”, Me këtë ligj parashikohet gjobitja e kompanive ekologjike deri në 32.5 milionë dollarë amerikanë nëse ato nuk i përmbahen ligjeve.
Ky ligj i aprovuar nga Australia është një ligj i cili ruan fëmijët nga këto rrjete sociale, të cilat janë krijuar për shkatërrimin e ndjenjave të fëmijëve, duke i quar deri te ato ekstreme psiko-fizike.
Këtë rrugë të Australisë do të ishte mirë që parlamenti i Tiranës dhe i Prishtinës ta ndiqnin me përkushtim, me qëllim që t’i shpëtonin fëmijët nga kjo furtunë e egër, e cila përpos që po krijon probleme psiko-fizike te fëmijët, në anën tjetër po e arrin efektin e çmendurisë, duke humbur dinjitetin e të qenurit fëmijë i lumtur!