Nga Redaksia
“Topi që shemb kështjellat më të fuqishme është atdhedashuria” – Sami Frashëri
Gjithçka është e bukur dhe emocionale kur nxënësit që lindin dhe rriten ne vende jashtë trojeve shqiptare, flasin, recitojnë, këndojnë dhe vallëzojnë shqip; e në mënyrë të veçantë jehojnë si shqiponja për festat tona kombëtare, të drejtuara nga mësuesja Miradije Berisha. E cila me një grup nxënësve të Shkollës fillore, cikli i ulët “Jagdgasse 22”, shfaqi një program të shkëlqyer kulturo-artistik, për nder te festes së 28 Nëntorit – Ditës se Pavarësisë se Shqipërisë, para bashkëkombësve dhe prindërve.
Fëmijët ishin shembull për Diasporën-mërgatën, me paraqitjen e tyre të mrekullueshme. Ajo që i bëri të shkëlqenin në skenë ishte veshja e tyre kuq e zi dhe ajo tradicionale, që i dhanë më shumë ngjyrë shqipes se folur bukur. Ata shkëlqyen në secilën pikë të recitimit, që ju ishte besuar nga mësuesja.
Nga malli i pashueshëm, dashuria për mëmëdheun, shqiptimi i fjalës së bukur dhe recitimi me shpirt, nxënësit përcollën emocione të forta tek prindërit e tyre, të cilët me lot në sy u ndjenë krenarë dhe ofshamën e tyre e dëgjoj edhe kulla e atdheut!
Nxënësit përpos përgatitjes së programit dhanë dhe një porosi për moshatarët e tyre, të cilët vijojnë mësimin në gjuhën gjermane, që edhe ata ta vijojnë mësimin në gjuhën shqipe, që së bashku ta nderojnë atdheut, flamurin kuq e zi!
Kjo porosi ishte edhe për prindërit që jetojnë në Vjenë dhe kanë fëmijë që i dërgojnë në shkollat obligative në gjuhën gjermane edhe ata, fëmijët e tyre, pse të mos jenë në mesin e nxënësve të cilët ndjekin mësimin në gjuhën amtare- shqipen e bukur!?