LIRIDONA ADEMAJ NUK ËSHTË E FUNDIT!

( Ajo u vra nga tre burra e mijëra gra!)

Fatmir Brajshori-Tushi

Një grua që sapo nis jetën shuhet. Vritet me paramendim nga tre burra.
U mor vesh kjo punë!
Por unë kuptova diçka tjetër.
Liridona u vra po ashtu nga mijëra gra! Po, gratë e vranë po ashtu! Ato, gratë pra, e dënuan krimin nëpër rrjete sociale!
Dhe kaq!
Thanë:“ Zot mos na provo!“
Por, nëse një krim e dënoni nga dhomat e nxehta, me IPHON në duar dhe me dy fjalë të shkruara në Facebook( sa me la „ borgj“ publik) s‘bëtë asgjë:“ Nesër mundët zoti t‘u provoj!“
2.
Pse e them që Liridona u vra nga tre burra e mijëra gra?
Mbrëmë në Prishtinë, para teatrit ishin ftuar qytetar për të bërë homazhe, ndez qirinjë për të nderuar një vajzë, motër, grua, nënë, shoqe, kunatë, fqinje të mirë ngaqë ishte vra nga tre burra.
Por mbrëmë ajo u vra po ashtu nga qindra mijëra gra!
Për homazhe kishin dalur nja 10 gra ( hiç më shumë) dhe nja dy burra dhe këta shoqërues të grave të tyre!
Unë s‘paku kam pritur që mbi 100.000 mijë qytetar, me qirinjë në duar do marshojnë shesheve të qyteteve.
S‘kishte qytetar!
S‘kishte dhe as gra!
Mjafton të themi:“ Zot mos na provo!“
„ Të tjerët t‘i provoj por mua jo!“
3.
Vrasjet e grave ( femërave) do të ndalojnë ose së paku të zvogëlohen jo kurrë rrjeti i grave shqiptare thërret protesta por kur burrat thërrasin një protest për vrasjen e një femre!
Kush mbjellë gjemba, nuk ecë dot këmbëzbathur…
Është sikur t‘i shesësh syze një të verbëri.
Krejt për fund, bindje e imja:
Liridona u vra nga tre burra fizikisht dhe nga mijëra gra tjera shpirtnisht që nuk dolën t‘i mbushin sheshet e qyteteve, në protest për vrasjen e një gruaje!
As Gjakova nuk protestoj komuna nga vinte Liridona!
Liridonë mos vajto vetën fare për fatin tënd!
Vajto shoqerinë ku u rrite dhe mendove të jetoje!
Shoqëri e demagogëve( femra e meshkuj) që krijuan fatalitetin e jetës tënde!
Shoqëri hijenash!