Balta ime e përgjakur

Poezi nga Mustafë Krasniqi

GjUHA IME- SHQIPJA E BUKUR!

Më erdhi lajmi për erë-ftesë
Të marr rrugë për n’ Kuvend
T’i takoja frymëzuesit
E shkronjave të Alfabetit.

Pyeta vetën mos isha ëndërr
Preva biletën e aeroplanit
Mbi retë e bardha, kudo
Sysh m ‘dilnin germat ABC.

Zbrita n’ baltën e gjyshit
Mirë se erdhe m ‘thanë
N ‘gjuhën time, shqipen e bekuar,
Ata që na prisnin për kontroll!

O zot, balta ime e përgjakur
ende bart amanetin,
ta ruajmë gjuhën shqipe,
me këtë frikë rri!

Frikshëm m’tha një erë n’lot
fëmijët po i humbisni
n’ dhe të huaj,
pa fije turpi shqip si flisni!

Erdha për n ‘kuvend, balta ime
i përplasur ta alarmoi Shqipërinë
se fëmijët, përtej kullës së vjetër
po e harrojnë t ‘bukurën shqipe!

O zot, balta ime e përgjakur
ende bart amanetin,
ta ruajmë gjuhën shqipe,
me këtë frikë rri!

RRUGA PËR NË ATDHE

O zot ku është kjo dashuri më e madhe
se aty ku balta ëmbël të rriti!

Mora rrugën për te balta ime
aty ku m’tha nëna , për herë të parë
m’u rritsh birë, me laps në dorë
e zot i shqipes m’u bëfsh!

Mbi retë e bardha, si fjolla bore
m ‘rrinte një re sa vet qielli,
me gërshetë shpine si nuse
me plisin e bardh mbi kokë!

Nëpër re kujtoja kohën e ikur
një lot më rrodhi pa dashje
sa kohë s’ kisha këndu këngën time
sa dhe vargjet i kisha harruar.

Zbrita nga retë e bardha
në baltën time ku flitej shqipja
në shpirt m’ shpërtheu kënga
“Shqipëri moj nëna ime”

Balta m’thoshte i mbytur n’dhimbje:
birë i kësaj toke pse po më shkretoni
kthehuni e derdhni lotin e mallit
aty ku gjiri i bardhë i nënës u rriti.

Ia thash këngës, pa e humbur as një varg
edhe kulla shpërtheu në këngë me mua
O zot ku është kjo dashuri më e madhe
se aty ku balta ëmbël të rriti!